Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

ZBËRTHYER SHPIRTIT

Sërish, e sfrytëzoja
me cigaren?…
E shova, gjurmëve
që stamponim
dhe zbërthenim nikotinën?…
Tej thithjeve
pasionante dhe ajo?…
Shtrydhur
mbi hidhërimet e një cigareje
blej dhe bluaj
largësitë?… Si qëllimet
m’i linte
në përcaktimet e hidhura
shijen, pranova
mes gjoksit?… Shtrydh
buzët?…
E pangopura dhe të panjohura
thithjeve!…
Si një oxhak më nxinin
dritaret e shpirtit
të shqyera më pranonin
depërtimet
e dritës i ndjeva!… Në një empirizëm
paradoksal
me cigaren rrudha dhe shtrydha
buzët?…
Vërshonin, si vështrimet
alternoheshin
mes etjeve?!… Pritjet, iritonin
mungesat
e gjatë shtrirrjeve, në meditimet
e debateve të heshtura
rrëfenin!… Tymnajat e dëshirave
i krahasoja
në kombinimet e hijeve më linin
liçencat
dhe prezencat e tyre që udhëtonin
me lartësitë
gërshetonim, lotët, derdheshin dhe
rrëshqisnin
faqeve tona, plotësonin kilometrazhin
e jetës lotuese
ç’ farë mërgim… shpirtin?…
Do ta gjejmë
si kristalet e thara loti!…Thahej
jetës?…
Kjo pjatë të zbrazur që trajtohej
përditësive
plotësohej… Me dhimbjet e zjarrit
të mundimeve
kërkohej edhe ajo?… Na rezervonte
në relaksin
e zbërthyer të lotit na zbërthenin!….
Lodhjet?…
Sa shumë lodhje sa shumë!….
Lidhje… loti zgjonim
dhe zgjidhnin, në udhët tona
gjurmët
e udhëve, si tymnaja, mbetën
udhëtuese!…
Mbetëm, sunduar plagëve
përmbysur
si jetimi përpjekur dhe të
përfolur
në vetminë e lotit rrokullisnim
fjalët?… E bluara
i kërkonim, mes lidhjeve
besimin dhe
përmbajtjet grindeshin vërtetësive!…
Pa zbërthim.

 

IMAZH I HESHTUR

Imazhi i heshtur
lodhjes… jam
natës, shëtisja
ëndrrat!…
Mes udhëve aty i lash
dhimbjesh
s’ qëndrojnë si mjegull.
Krahë pushtuar
po na rrin mendjes!…
Si psheretimat.
Hijet e netëve… më gdhijnë
në shpirt të lodhur
shpirtit!… Soditur ndjenjash
po kërkoj
Si një unazë kujtimesh
thyer jam
dritës që zbon!… Kujtimet.
Mërguar dhe ndjenja
rritet, ne mërgim
dhimbjes, i medituar
s’ mund të rri
si ta pohoj mes dhimbjesh?…
Dhe ti o valë
o valë e detit në thesar
shpirtin kuiz
ma zbraze në thumba
dallgësh
po më rrrit si mjegull
kacaviresh dhe
ngjitem, ngjitem… kaltërsis
më vjel të vjel
o deti im!… Krijim përplasjesh
gjer në agim ku dielli
mahnitet. Aty e zgjoj, aty
më zgjon
dhe ty të zgjoj dhe na rizgjon ndjenjash!…
Unazë ylberi kam
si nje kujtim!…
Te thyer dritës!… Udhëtojmë
ashtu dhe ndjejmë!…
Gëzimet.

 

PA RREBELIM

Të gjallët?… Kalonin
vetmive
dhe errësirës?…
Ankthin.
Si digë lartonin
në mjerim
shpirtra… mes numrash
ushtarë
pa rrebelim, ngrinin?…
Dolli
mbi një mjerim
kërrusur
vdekjes sa pak!….
Jetonim
ndërtonin!… Mes dritës
rrojmë
apo lartojmë në udhëtim
ç’ farë reagimi
zgjojmë!… Furtunat?….
S’ mbajnë
ngrohtësi rrahur!…
Si shkëmbi!…
Dallgës.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s