Poezi nga Mirlinda Koxha

Poezi nga Mirlinda Koxha
 
 
Takim hënor
( Poezia fituese e Çmimit të I “Takimet e Poeteshave Vushtrri – 2014”
 
Këtë mbrëmje i trokas hënës
në dritaren e saj,
për një përgjigje…!!!
Në ekspoze prehur qenia e saj
tok të më shfaqet me vetullën qelibar…!!!
I lutem hënës sime,
të mos qëndisë naze këtë mbrëmje,
e ftoj të vijë në takimin e ëndrrave… !!!
Sonte ibrikun e gjyshes
e derdha në qiellin tim
të ngjyrosen yjet me dashurinë e saj…!!!
… Bota të stoliset me vetë hijeshinë…
Sonte me pikat e vesës sime pranverore
laga pluhurin e kalldrëmtë të lagjes,
i treta në një gotë ndjenjash….
të gjitha zemrat e djelmoshave të qytetit,
pikërisht këtë mbrëmjë në takimin hënor
 
 
 
Mëkate brenda në gotë
 
Gotë e mbushur me vrer,
zhytur në të errët, krejtësisht e zverdhur,
e pi turpin në lakuriqësitë e botës!
 
Buzëkuqi në mollëzat e saj,
i afrohet duke iu ngjitur me shkëlqim…
 
Për mendjen e Monalizës
së Shekullit të 21,
nisem të notoj me nota inati,
në thellësitë e inateve
ngujuar brenda në gotë!
 
E përplas inatin
në tokë betoni
të qytetit tim pa lum!
 
Buzët shterrur nëpër etje,
e ndjell, sikur e ndjell,
pijanecin edhe e përdala!
 
Në parkun e zverdhur nga vjeshta,
mbërrij t’ju them me notat e inatit
të gjithë inateve të botës,
t’ju rrëfej për një varg në mëkat!
 
I rrëfehem asaj Hyjneshës Teutë,
për të njëjtin varg,
edhe Ana Frankut,
e zbuloj të zezuar prej shpirtit!
 
Nëpër gota kafshoj
të gjithë dhimbjen,
kur zemra ndjen acar!
 
Mbetur pa fjalë mes asgjësë,
mbytur në lot,
duke u etur prej tyre në gotë!
 
 
 
Po bie trishtimi
 
Brishtsisë ja lemon gjoksin
Po ngjyhet si thinjat
Nepër flokët e grave
Që sodisin mjerimin.
 
Askush si vëren grimcat e dhimbjes
As ato vet….
 
Drunjët e zhveshur
Si nudot e bareve që shesin veten
Tundin ndonjë copë gjethi të verdhë.
 
Shiu me retë po mundohen
Të mësojnë me të dashtë
Edhe në dimër
Me një copë qielli.
 
Ta arrnoj mjerimin
Në sytë e brishtë
Tingujt e vengos spanjolle
Mbledhin dromcat e vjeshtës.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s