Kalendari poetik: John Keats 1795 – 1821 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

John KEATS

Kalendari poetik: John Keats 1795 – 1821

Sot është data e lindjes së poetit Xhon Kits, të cilin kritika njëzëri e mban si njërin nga përfaqësuesit më të shquar të romantizmit britanik. Mbeti jetim në moshë të njomë, qe 9 vjeç kur i vdiq i ati dhe 15 kur i vdiq e ëma, kështu që Xhoni dhe fëmijët e tjerë të çiftit fatkeq Keats iu besuan kujdesit të gjyshes. Edhe vetë poeti, vdiq fare i ri, e mori një epidemi kolere në Romë…
Përzgjodha këtë shqipërim nga ç’kam prej poetit britanik:

OH, MOS U SKUQ…

Oh mos u skuq pra, u skuqe vërtet!?
Ndryshe them, se i kupton ca gjëra;
Kur skuqesh dhe ndërkaq më buzëqesh,
Ka shkuar vajzëria me të tëra.

Ka skuqje nga qefi, ka dhe për: Mos!
Është një skuqje kur je dashuruar,
Një kur të shkon mendja, një ashtu kot
Dhe njëra kur sapo ke filluar.

Oh mos pshrëti, mos ngashëre!
Mos si Eva duke mëkatuar;
Them se me këto buzë që më ke,
Në dashuri boll do t’kesh kafshuar.

Të pëlqen loja zemër-këputur,
Se do t’zgjasë sa kemi rininë
Dhe do t’kemi kohë për t’u puthur,
Sa të kenë dhëmbët egërsinë.

Ka psherëtimë për jo, ka për po,
Ka psherëtimë për: “s’dua, mjaft, shko!”
Ç’do të bëjmë? Të shkoj, a të vazhdoj?
Hajt, kafshoje mollën dhe ta ndajmë tok!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s