Poezi nga Anila Mihali

Poezi nga Anila Mihali

 

PITER PAN

E linda fjalën,
që ndau në copa hapësirën.
Kërkoi udhë
ndër shtigje të zëna megallomanësh,
që verbohen prej ngjyrës së saj.
Më ngeli ndër duar dritëbardha
S’ia besoj dot erresires,
që thurr përvete rrjeta intrigash
Më mirë le të mbetet Piter Pan.

 

Dashuri hënore

Mbi gërshetin dritëderdhur i hodha dëshirat
burimeve ku lahen Orët e shpresës.
Litarëve të trishtimit buzëvaret mërzitja,
ndërsa lyej faqet me ngjyrën e vjeshtës.

Pastaj vishem der në thua me ëndrra.
Mendimet shkuan drejt fronit të qiellit,
ku perënditë sfilojnë siç u ka ënda
dhe shtrojnë përditë gosti për Mbretin .

Në herën e parë që fjeta me hënën,
s’e di në ishte gjumë apo tjetër çfarë?!
Shtratit kullonte dritë e ëmbël
mbështillesha e gjitha nën zjarr.

I prekja yjet dhe nata s’ mbaronte
Buzët butësisht qepeshin me retë
Kam shkruar dikur se dashuritë s’ harrohen,
por, ato s’ jetokan te ne .

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s