Poezi nga Eliverta Kanina

Poezi nga Eliverta Kanina

 

SI SHVEJK MË NDJEK VETJA

Nuk të dëgjoj, pikë!
Nuk të pyes, pikë!
Nuk të përgjigjem, pikë!
Nuk ma ndien për asgjë, asnjë çikë!
Pik-pikë!

Nuk kam dëshirë, pikë!
Nuk kam durim, pikë!
Nuk kam kohë, pikë!
Nuk kam asnjë merak, as frikë!
Pik-pikë!

Nuk dua të falem, pikë!
Nuk dua të ndalem, pikë!
Nuk dua të plakem, pikë!
Nuk dua çudi mbi çuditë!
Pik-pikë!

Nuk jam si një lodër, pikë!
Nuk jam as e vogël, pikë!
Nuk jam si/mbi të tjerët, vetvetja dhe pikë!
Nuk jam as borëbardhë, as shtrigë!
Pik-pikë!

Nuk di të dua për veten, pikë!
Nuk dua të di për veten, pikë!
Nuk ndryshoj as dyshoj për veten, pikë!
Nuk le peng veten, të luajnë perënditë!
Pik -pikë!

Me veten! Pik-pikë!
Pa veten! Pik-pikë!
Më duaj siç dua!
Ose ikë…

 

BUZËKUQI LË SHENJË MBI GOTËN ME VERË

Dashurinë e kam për ty
Dhimbjen e kam për vete
Kam pirë aq kupa me halle kësaj jete
Sa nuk do ta ndieja aq shumë
Edhe deri në palcë të më vejë…
Për dashurinë! Për dhimbjen!
Eja dehemi me verë
Më shumë më shtjerë
Më shtjerë…
Byrzylykët e paragjykimeve më kufizojnë
Sepse është kujdesur kjo botë që në lindje
Të më mbajë mbërthyer fort pas vetes.
Ndaj falmë për moskujdesjen ndaj teje
Lirisht, pa energjinë e lëvizjes
Të falem trup e shpirt gjithsesi
Nxehtësisht në afshin e ngjizjes
Në zjarrshuarje, e ngrohtë si hi
Me fjalë që më ndizen si flakëza
Zjarre bëhen tek ti…
Nga dashuria, nëse e ndien
Mbështete buzën mbi buzë
Puthitur tek mua në mundsh
Të rrish sa më gjatë
Njëri tjetrit ti mbetemi shenjë
Si buzëkuqi mbi gotën me verë
Veç përqafë me vetveten
Si të mjerë
Mos më lerë…
Por mos më dhuro liri me tepri
Nuk më duhet !
Veç një gozhdë më duhet
Të më fiksojë në kryqin e kohës
Me pengjet si perona të moshës
Me mungesat që nuk u shterën
Me mëkatet që s’mbërritën tek unë
Me ndjesitë që s’mu ftohën, as u zbehën
Me mendimet që shpirtin s’ma tkurrën
Me lirinë që vetëm ëndrrave u vë vulën
Me nur dashurie, jo viktime
E kryqëzuar le të mbetem…
Ti, bëhu të lutem gozhda ime!

 

MBI RE

E kam edhe unë një flutur
Midis brinjëve
Sikletoset, guduliset
Sa e sa herë
Më gëzoni
Më mërzisni
Ju përgjon
Nuk përgjigjet
Përpëlitet por s’del
Ndoshta ju fshihet
Për një kohë tjetër
Mos më pyesni
Unë s’do jem
Ju vetë shiheni
Përqak kur tu vijë
Ndërmend do t’ju bjerë
Në më deshët a përqeshët
Ajo di të jetë si unë
Si unë
Një flutur pas mund tu vihet
Nuk i dihet…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s