Poezi nga Florika Kotska

Poezi nga Florika Kotska
 
 
SHEKULLI – IM
 
Shekulli i ri, shekulli im,
mirseerdhe – të thame
të pritëm me gëzim.
Shekulli im
modë e re, rroba të reja,
me vathë në hundë
e vesh të shpuar…
zinxhir në qafë
e ”damkë” në duar!
Adoleshenti im 21 vjeçar,
e ndërrove dimrin,
e bëre behar,
shekulli ynë të na rrosh,
sepse erdhe t’ na gëzosh,
me sofra plot e barkun bosh!
Shekulli im
me buton e kamera,
me jelek shpërthyes
e silikon stil – [Pamela],
me trup të bukur e thonj të zi,
o ”pirati” me dy sy!
 
 
 
SKAJET E LUMTURISË
 
I preka skajet e lumturisë,
me një fill bari,
lehtë në gushë .
E dehur prej gëzimit dhe mallit,
u drodha e tëra .
E trëndafiltë ndjenja ime ,
zemra ndezur flakë
e bërë prush ,
pikoi mjaltë …
e lot kristali.
 
 
 
NJERËZ PA ”KOKË”
 
Pazgjidhshmërisht,
shikoj të ecin lidhur përdore,
brenda shpirtit tënd – o njeri
e këqja dhe e mira,
të dyja bashkë
të lidhur me pranga!
Po pse – o njerëz?
Pse e keqja ka shije kaq të ëmbël?
Ju tundon, ju bën skllav të saj,
e pastaj si ”liliput” ju mban varur
një jetë për zverku?
Më kot përpëlitni këmbët,
në ”trekëndëshin” e ekzekutimit,
duke pritur me shpresë,
degën të thyet , më kot,
i padiskutushëm – ”ekzekutimi”
nuk shikon me dritën e diellit,
viktimë e vetvetes
mbetesh përjetësisht…
Po ç’farë njerëzish jeni !
Njerëz pa ”kokë”!
Që për një fjalë goje, jetën të merni ,
që dilni mbi zota e profete!
Po ç’ dreq njerëzish jini ju
të lindur me reflekse,
flash prishur,
kur shqisat s’ funksjononë,
robot të ç’ akorduar,
shpirt skëterrë të ”kohes së re”
të kohës pa ligje, pa moral,
të kohës së qelbur
” moçal’.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s