Poezi nga Leonora Lokaj

Poezi nga Leonora Lokaj

 

Grindem me erën

Fishkëllen erë e dendur
Me ngjyrime vizatuar
në sytë e vjeshtës thinjëdalë
Imazhin tënd nëpër mugëtira motesh
Përpiqet të ma vjedhë

Ngadalë eci vrragëve të mallit
Gjurmët e humbura (ri) gjejë
Pa trasuar asnjë shteg largimi
Era përvajshëm me ndjekë
Grindëm më të

Nuk dua të më pikoj asnjë shpresë
Tek shtegu i harrimit
Kështu përqafoj jetën
Duke puthur sytë e mallit
…për ty edhe me erën grindem!

 

Shpresë e pagjumësisë

Natës gjarpër sonte
Ti kalëron vizioneve të mia
Mbi lummallin lundron
Përqeshë pritjen time…

Pse nuk lind ditë e re
Shpresë e pagjumësisë sime
Mbyte terrin e kësaj nate
Më syrin e agimit që po vjen.

 

Nuk mbeti buzëqeshje

Në këto rrugë aromë baroti
lindur pa kërthizë
toka lulëkuqesh
djersinë vragave të gjakut
burimet shterur gjinjtë i kanë
yjet mbyllën sytë para paradoksit
hëna thyhet në kurriz
sa herë rënkime dëgjon.

Në këto rrugë të përbaltura
me lot gjak e helm
nuk mbeti buzëqeshje
veç një shpresë brithyer
zvarritet shekullit të ri
trashëgim për filizat e pa lindur.

 

MALLI

Në heshtje digjet fjala,
plot dhembje shpaloset strajcëkujtimi,
buzëmbrëmjes ëndërr boshatisur,
lëkundet shpirti mbi valë rënkimi.

Kockë-lëkur mbetur honit noton,
pa ombrellë ecën pikave të mallit kujtimi,
natës shurdhe e agimeve memece bredhë,
fjalë e ëndrra, djegur harrimi.

Malli plagos dhe qiellin ëndërrfshehur
…e kujtimi të merr peng në udhën e vet,
mbi kreshta malli shpirti zbrazet,
se harrimi zgjatka njëmijë vjet!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s