Poezi nga Marjola Saliu

Poezi nga Marjola Saliu
 
 
***
 
Ec! Qëndro!
Një hap para, tre mbrapa!
Shiko! Mbylli sytë!
Fol! Hesht! Fol përsëri!
Qesh! Pse qesh? Qan! Pse s’ qesh?
Bota e llastuar na shtyp me këmbë e të kënqet s’ di!
Unë iki, vij
Shkoj e kthehem prapë
Gënjeshtra them pafund që bota t’më besojë
Lodhem, shpirti dridhet, është bërë rrenacak
Ti bëj qejfin botës, çdo ditë vdes nga pak.
Vdis!-më thotë bota
Të kënaqem unë.
Dhe shigjeta helmi më dërgon çdo çast
Unë vrapoj, vrapoj e vrapoj pafund
Më mirë n’vetmi e lirë, se me shokë e shpirt pa gjak.
 
 
 
***
 
Jam zgjuar me zemrën e hidhur unë sot
fytyrën e lava me ëndrra te vrara
Somnambul që prej makthit s’ del dot
Më duhet për çdo herë t’ja nis nga e para.
 
Më pëshperit diçka të ëmbel të lutem,
po mos prit që të vij unë e të t’kërkoj,
nëse sytë e tu në zemrën time dot s’ futen
më mirë të qetë në makthin tim më ler.
 
Jam zgjuar sot me sytë e skuqur nga nata
dhe zemrën e lava me ëndrra të hidhura
Më fol ti, të lutem, në vesh përralla të arta,
po mos prit të ta them unë udhën për tek dashuria!
 
 
 
***
 
Në errësirën e natës të kërkova
në lumenj dëshirash të pashprehura
shumë ditë, shumë kohë pa dritë jetova
me thërrime dashurie në enë trishtimi të tretura…
 
Në ç’ humnera zemra jote qe gremisur,
ku i humbe vallë ëndrrat e mia?
Mos ndoshta tek ecje rrugëve xhepgrisur
të humbi bashkë me to dhe dashuria?!
 
Mos ndoshta mendjen shumë s’ e vrave
luajte me timen ëndërr pa mëshirë.
Ndaj sot kjo zemër lodhur dhe e çalë
të të fale ty jo më, s’ ka dëshirë!
 
 
 
***
 
I humbëm ne fytyrat tona
në pellgje lotësh, s’ di se ku…
e dhamë gjithçka ishte e jona,
tani endemi kuturu…
 
Në vargje zemre ti më gjete,
në lojra fjalësh, mjegulluar…
tani kanë mbet’ veç grimca jete
për ne të dy, fytyre-shndërruar!
 
Në copëza ëndrrash unë të ndjeva
në rrugët që m’ rrefeve ti…
Sa keq që sot i mori era
dhe rrugë dhe jetë, dhe dashuri…!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s