Poezi nga Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani
 
 
Pa fjalë
 
Qiej pamundësish, kemi mbi krye .
Vetëm ëndërrat, tonat janë .
Ky fund tetori shkëlqen i tëri
dhe dita eferveshente, në përbërjen e saj .
 
Drejtë pafundësisë, po shkon kjo ditë
dhe pa asnjë droje, pa asnjë pezm,
i puthi hapësirat mbi detin me dallgë,
të gjitha hapësirat, tej e tej .
 
Përjashta, bën diell, akoma
dhe vjeshta e dytë shkëlqeu gjatë .
I dha kësaj bote, gjithëçka mundi
edhe po ikën, pa pezm, pa fjalë.
 
 
 
Lutje
 
O Zot, mos na shtero mallin !
Vetëm kështu, ecim lehtë në rrugë .
Sikur, të ndodhte ndryshe,
kush e tërheq dot, këtë trup, të gurtë?!
 
 
 
Tani
 
Tani, kemi mbetur pa urë .
Nuk shkohet, as vihet, në anën tjetër .
Shtegëtarët, e bënë fluturimin .
E pa dërguar, do mbetet, kjo letër .
 
Të pa lexuara, do të mbeten shkronjat .
Ato do t’i shkruaj dhe do t’i lexoj, po unë .
Do të kenë brënda, përshkrime mbi botën
dhe fragmente të jetës që i desha shumë .
 
Tani, që kemi mbetur pa urë
e vjeshta e tretë sapo ka hyrë,
do të strukem, në letrat e shkruara
e do të ndihem, kushedi, sa mirë?!
 
 
 
Det vjeshte
 
Ky det vjeshte, shkëlqen i tërë,
tek rri në qetësinë e tij,
pak i larguar nga njerëzia,
pak i malluar, për të gjithë .
 
Ka rënë heshtje, përmbi të .
E pa rezistueshme, kjo vetmi,
si sytë e grave vetmitare,
që nuk i sheh njeri .
 
Ky det vjeshte, ngjan me gra të heshtura,
sa i pa fund, aq i pa anë .
Ka shumë ujëra, në të,
po aq, sa malle ka.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s