Poezi nga Ylli Mucaraku

Poezi nga Ylli Mucaraku
 
 
ELEGJI PËR XHORXHËN
 
Rënkon një lule në ëndrrën e vrarë
Hesht qelq i thërrmuar në bebëzën e syrit
Ah! Një vetëtimë e dërrmoi dritën
Shpresa e këputur rrënqeth një trëndafil
Zëri tani është një dhimbje e zezë,
që mbin në atë gur ku fle fëmija
plot klithma të një nate inkandeshente
Fjalët thërmohen të shurdhëta në vuajtje
S‘ mund të mbijë më gaz në zemrën tënde
Ëndrrat çajne gurin me thikat e petaleve
Rrokëzojne emrin tënd , ku zogjtë cicërojnë
Xhorxha ,Xhorxha, Xhorxha!
 
2
 
Sytë ngrenë piedestale mungesash
Jetën që hesht dhe ti belbëzoje,
pa mumdur ta çosh dhembjen gjer në terr
Murmurisin qiparisat hirin e trupit tënd,
që ishte një flutur në rrjetën e dritës
s’ mund ta shohin, s’ mund, jo s’ mund.
 
3
 
Tani në gjakun tënd mbijnë veç yjet
në dete dhembjeje që gulçojnë
Vdekja shëtit në rrezet e venave të tua,
pa të njohur
e verbër
në shkallët e dritës zbret imazhi yt.
 
4
 
Vetem tre vjeç
nuk dihej në çëndrra bridhte.
Ku!? Me ç’ engjëj!?
 
5
 
Tani ka vdekur
dhe hesht
me yj që kapërdijnë fjalët
shprehjen e një klithme që roitet
Terri është një tmerr ledhatues
Bluan bimët e hidhura të kujtesës
Ah mos!?
Ah mos rënkoni fjalë belbëzuese!?
Me zogj që heshtin në qerpikët e tu
Helmi i lotëve dehet në gur.
 
6
 
Tani pi qumështin e territ
në gonxhe të bardha trëndafili,
sikur era të qeshte në zemrën tënde
në sytë e mbyllur, ku shkrepëtin një meteor
Yjet krehin qerpikët
në bebëzën e shuar të dritës,
kur hesht nata
dhe dita është një natë më mizore
me rrënjë vetëtimash që helmojnë flokët.
 
7
 
Trupi lëndon palcën e gurit,
pa zë, i hidhur
Koha lëshon degët e çelikta në gjethin e dritës
me klithma të acarta
Një ëndërr memece këlthet
në shpirtin e një murmurime
 
8
 
Shpirti çukit rrënojat e fotoneve
me etjen belbëzuese të një fjale,
ku heshtin gërmadhat e qelizave torturuese të vuajtjes;
Prehje!?
Në ç’ mizori ushqen rrënjët e tua!?
Në ç’ kurm!?
Në ç’ gjuhë rënkuese dremit heshtja!?
Drita është një kamë që s’ të prek
Gdhend emrin tënd mbi mermerin e kapitur,
për të përcelluar zemrat.
 
9
 
Fjala është hi në petale kujtimesh,
që s’ njohin shpërthime yjesh
në kurmin e copëtuar të kohës.
 
 
 
DHËMBËT E VETMISË
 
Ka në fyt shenjat e dhëmbëve të vetmisë
dhe në gjoks frymëmarrjen e qetë të pemëve
Drita ka lënë flatrat e saj në trupin e dhembëzuar
nga goja del ajri si përpëlitje epileptike
dhe zëri i torturuar ka shijen e dheut.
 
 
 
KLITHMË
 
I fundmi zë, shkrepëtimë e shpresës
qarkuar prej sendesh aq të dhimbshëm,
i fundmi shikim, shpuar prej rrezes tej e tej
pikla uji rreth qerpikësh;
E para prehje gatuar me vuajtje!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s