Refleksione nga autorë të ndryshëm për vëllimin poetik “Oaz dashurie” të autorit Miltiadh Davidhi

Refleksione nga autorë të ndryshëm për vëllimin poetik “Oaz dashurie” të autorit Miltiadh Davidhi
 
 
I dashur Miltiadh!
Edhe sot, ashtu si për librin me poezi me titull ‘’Ujëvara Hëne’’mund të shkruaj përsëri për librin tënd të ri tepër origjinal e me atmosferë e klimë qytetare, shqiptare, tepër moderne, pa rënie në zona e gracka globaliste poetike të cilat nuk çojnë as frymën as kolorin as ritmin, kadencën, timbrin, melosin, klimën shqiptare, në vendet evropiane, ku ndodhen poetët, muzikantët, piktorët dhe, jo vetëm kaq, por përgjërohen, që ta popullojnë poezinë me lule fl uoreshente si stoke të magazinave letrare të përshtatshme vetëm për tregun letrar gabi.
 
Miltiadh Davidhi
 
…Çdo poezi e librit tënd është një ngastër, vatër, plot kallinj poetikë, ku rreshtat, rrokjet, sintagmat, ngërthejnë mendime, ndjenja, emocione, tone të moderuar, gjendje shpirtërore, gjetje origjinale kolombiane, zbulime zonash të pasura poetike, në thellësitë e të cilave ruhen brilante e plot gurë të çmuar, ende të pa eksploruar.
Si poet tepër i talentuar, ti nuk i vete pas askujt, as dritës të kësaj, apo asaj «yllësie», apo të këtij apo atij «ylli», por me poezinë tënde tokësore, hënore e diellore njëherësh, ecën po aq orientueshëm si në udhët e vendlindjes, rrugicave të fshatit edhe në autostradat e metropoleve të Evropës, sepse ti e njeh mrekullisht gjithë sinjalistikën e rrugëve evropiane, siç njeh edhe sinjalistikën e shpirtit njerëzor si dhe projektin fi n të poezisë botërore me gjithë ingredientet e saj.
 
 
Faslli Haliti
 
 
 
***
 
Miltiadh Davidhi ka, për mendimin tim,vendin e vet midis poetëve hermetik bashkëkohës, është ndër hermetikët më të ‘’qartë’’. Poezitë ‘’aktuale’’ të autorit nuk qëndrojnë nën nivelin e poezive që mishërojnë problematikën ekzistenciale
të dashurisë, të kuptimit të jetës dhe të vdekjes.
Poeti spikat për koncizitet dhe për parapëlqimin e fi guracionit mbi detajin. Ai di të zgjedhë fi gurën, apo rrjetin fi gurativ që shpreh idenë e poezisë, tepër shprehëse.
Heroi lirik i poezisë së Miltiadh Davidhit është ‘’qytetar i botës’’, po e ushqen mikrobotën e vet poetike me limfën e gjallë të një mikrobote shqiptare që ka fushat, lulet, bimët e veta dhe veçanësinë e njerëzve të vet.
 
 
 
Klara Kodra
 
 
***
 
Në aktin poetik të Davidhit lëvrin një det i tallazitur pasionesh të bukura, dashuria për vendin e tij, magjia e mallit dhe idilit, fryma përvëluese e dashurisë, toponimistika estetike e fushës, Myzeqeja e tij e dashur, që poeti e mbart me vete si një kumt, si një bekim dhe si një mesazh paqeje e begatie. Nëse do të donim të gjenim një fj alë çelës për të përveçësuar poezinë e këtij poeti, ndoshta kjo fjalë do të ishte fi lozofi mi dhe urtia poetike përmes një lirizmi të ngrohtë e të thellë, siç është e thellë vetë përvoja e të urtëve të kësaj bote, ku e themi me bindje se bën pjesë dhe ky kalorës i fjalës së bukur shqipe.
Komunikimi i poetit është nëntekstual, ku fi gura bazë, metafora shërben si shtrat për të pikëzuar dhe nyjëzuar të gjithë abstragimet poetike. Poeti zbulon rrënjët e individualitetit të tij poetik, thellësinë e depërtimit, sqimën aristokratike të vargut, përjetimet e thella të mbresave, përjetimeve dhe emocioneve që ushqejnë pemën e tij estetike krijuese. Poetika e Davidhit është e çliruar nga klishetë dhe morali, është një poetikë e pastër, që niset e merr udhë më së pari nga bota e brendshme e poetit dhe gjatë kësaj udhe pasurohet me përvoja, lexime, kalkulime estetike, kujtesa të mbetura nëpër kohë dhe që poeti i zgjedh si herbariume të vizionit të tij për botën.
 
 
Hyqmet B.Hasko
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s