Poezi nga Etleva N. Petriti

Poezi nga Etleva N. Petriti
 
 
Fjala e mbetur në breg
 
Nje ditë ata e premtuan
Kjo ëndërr sdo të ketë mbarim
Ku ai për një kohë u largua
Dhe ajo e priste në mallëngjim.
 
Kur largësia po vriste besën
Dhimbja sa vinte dhe shtohej
Tek’sa dashuria Po zbehej
Dhe zëmra pa dashur lëndohej ..
 
Ndoshta premtimi s’mjaftonte
Ajo fjalë e mbetur buzë detit,
Tashmë ëndrrat Po shkatërronte
Ndërsa shpresa e lodhur vazhdonte.
Do vije një ditë t’më kërkoj
Atje si gjithmon në takim!
Aty ku premtuam përgjithmon
Dhe pse atëher do të jetë vonë.
 
 
 
Ëndrra lozonjare
 
Në shtratin strukur si cdo natë
Me orë të tëra e raskapitur
Nga llumbi fshehur si i ngratë
Her e lumtur, her e mërzitur.
 
E kokën në jastëk mbështes
Dhe sytë mbyllen dal’ngadalë,
Qetësia mbyt me shum kujdes
Mes ëndrrash shkoj si në përrallë.
 
Eh sa brodha kot më kot
Sa kilometra duke vrapuar,
Diellin e botës e bëra shok
Hëna më ftoj për t’biseduar.
 
Malet me krahë un i kaptova
Fushat mes lulesh duke kënduar
Në tokën Mëmë u qetësova,
E putha pragun ku jam penguar.
 
Ah ëndrra ime që më sodit
Edhe ku dita nuk mund’ t’më coj
gjithe botën mbarë ti më shëtit
Papritmas rrezja erdhi më zgjoi.
 
 
 
Dëshira…
 
Do doja muzikën e qetësisë
T’më shoqërojn në ditë të vështira
Po ashtu dhe forcën e lirisë
Të caj pyllin nga disa egërsira.
 
Do doja krahët e pulëbardhës
Qiellin lart, në pafundësi ti shkoja,
Herê pas here rrymat e radhës
Me de’vijime do i sfidoja.
 
Do doja forcën e natyrës
Ujin, tokës në thatësire tja coja
Po ashtu edhe lumenjve
Gjithë burimet ti frymëzoja.
 
Do doja dhimbjes shërim ti gjeja
Lotit kur dilte rrjedhën ti ndaloja
Po ashtu diellit ti largohej reja,
Edhe nëse do t’humbisja
… Humbje s’do pranoja…
 
 
 
Kujtimi i ëmbël
 
Ashtu si era përkëdhel lulet ,
Tamam ashtu pa u ndjerë
Do doja dorën tënde t’më prekte!
Të ndjeja veç’edhe një herë.
 
Ato kujtimet e bukura
Ato me mbajnë gjallë mua
Tek’sa mendoj jetën që shkoi,
Lotët me rrjedhin si krua .
 
Sa here e ngre kokën lart,
Me njërin yll të krahasoj
Sepse ka, dhe shum te tjerë
Por, për mua nuk janë njësojë.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s