SHPIRTI “ALFA” / Nga: Irina Hysi

SHPIRTI “ALFA”

 

Nga: Irina Hysi

Shikoni sytë duke folur, a plotësojnë , a ndikojnë njëri-tjetrin pothuajse pa vetëdije, nën një pezm ” futur brenda zgavrës, plot kufij imagjinarë,  ëndërrimtarë, sikur të gjendet aty numri i shpirtit alfa ” brenda asaj hapësire, si një takim unik , i një loje midis kornizës dhe syrit !

Çdo  deshifronin shqisat aty, vetëdijen  për të  përshkuar dimensionet e pafundme  të një periudhe,  ku koha erdhi në një paskohë, kur njeriu kërkon të vdesë e zhdukë po njeriun.

Kush ka  antipati  e hutohet përmes kufizimit memorie,  pa  shpjegim tjetër logjik,  i duhet të lëvrojë mes atyre kuptimeve e ndjesive përjetuese, që në dukje janë shumë të imta e gati të padukshme, por që ngrejnë konveksione të fuqishme, të cilat si në një  ekstazë të vërtetë  grishin realitet meskine dhe  lundrojnë përherë mes introvertit dhe ekstavertit.

Koha hekur  kurrë nuk ndalet, vazhdon drejt sfidave të reja, gjithmonë në rivalitet agresiv,   në emër të atij efikasiteti  për  të përmirësuar, ndryshuar  e zgjuar të tjera botë zhvilluese.

Të mendosh që edhe përvojat e këqija janë të domosdoshme për zhvillimin tonë,  gjithmonë mund të transformojë emocione nga të cilat më pas reagojmë e reflektojmë, kjo është si kronoligji e atyre etapave dhe periudhave të errëta ku urrejtjet kanë uzurpuar masat dhe janë tërhequr zvarrë reve të dishepujve që i kanë nxitur, për të rënë më pas si perde të grisura e të frikshme, ku skena të tilla paraqesin ankthin dhe frikën e mospërsëritjes, për vetëm pak kohë dhe më pas riformatimit  të tij drejt të tjera formave në dukje, por të njëjta në përmbajtje; krenarisë së munguar dhe prekjen e lavdisë së dikurshme.

Si qenie të arsyeshme udhëhiqemi nga qëllime dhe ide , të cilat vijëzojnë imazhe njëlloj si pikturat  impresioniste, ku shijohen ngjyrat e jashtme dhe cektësia  jo rrallë nuk arrin të depërtojë në brendësinë shprehëse.

Në qoftë se do paragjykohet për mënyrën e arsyetimit ose percepetimeve të ndryshme një ditë tjetër do hedhë të tilla dritëhije që do kuptojnë jo vetëm strukturën social shoqërore  të dubluar  nga dëshmitë e asaj kohë që shkon përherë reminishencave të saj, kufijve të lakmive dhe fshehjes pas megapërfytyrimit ekzistencial globalist.

Kreativiteti i njeriut dhe i artit në përgjithësi bën që të kuqen e ndezur e njehëson me figurën e magjisë femërore, të verdhën e Van Gogut me ato pështjellime e turfullime të memories njeri, e për të vazhduar me grinë e trishtimit që në konfuzion me vetë jetën sjell nuanca  dhe pasazhet e atij realiteti që përherë kalon përmes gjithë konveksionieve trup e shpirt.

Po ku është ndryshimi dhe pse kjo lloj rendje …?

…Ndryshimi është tëk lartësia e ideve që duhen laburuar, tek estetika që duhet të përcjellë tridimesionalitetin këndvështrim dhe shpirti alfa i shkrirë një me ndjesitë përjetuese, me mendësinë që duhet të karakterizoje dhe  impulset pozitive që tek e nesërmja duhet të trasmentojë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s