Poezi nga Luan Maloku

Poezi nga Luan Maloku

 

SA SHUMË VITE…

Sa shumë vite në kurbet
Dhe shpesh pyes veten
Si e përballova të shkretën mërzi
Këtë as vet s’e di

Sa shumë vite larg atdheut
Ky perëndim i zi
Më ndau nga njerëzit që i deshta
E më shkaktoi
Dhimbje,
Trishtime dhe vuajtje

Pa ty vendlindja ime s’ka kuptim
As kjo tokë e as ky qiell kaltrosh

Oh Zot i madhërishëm më ndihmo
Lumturia nuk po blihej me asgjë
Erëra të egra fatit tim të mjerë
Po zbrazen përdit në mua.

 

GJITHÇKA NDRYSHE

Gjithçka ndryshe është sot, shumë keq
Vetmia tallet me ne
Në këtë kohë me mall e lot
Shiqohemi sy më sy
Pa thënë asnjë fjalë, jemi bërë si statujë
Ëndrrat t’i grabisin njerëzia
Në pikë të ditës me diell
Kujtesa të shpie
Trotuareve me gurë të pist
Jeta nuk të kënaqë aspak kur stresi
Të përcjell kudo
Dhe të sakaton, si të marrë dukemi
Coptohet shpirti në mija copa
Gjithçka e akullt, në shuplakë të kohës
Duke arnuar durimin jetojmë
Si skulpturë e gjallë
Duro i them vetes nëpër këto dallgë shpirti
Të trazuara
Mos të valvitem dikund rrugëve
Si i pa kokë
Njerëzit bredhin vetëm pa e ditur se ku shkojnë
Skena filmike të filmave horror
Kur gjethët e lisit era i shkund mbi gurët
E trotuarit
Një dridhje të përshkon trupin
Pulëbardhat kurrë s`do të kthehen më.

 

UDHËT JANË TË GJATA

Bota s`vuan për fjalë
Po për përqafime
Bota do të frymoj
Lirshëm si zogu në degë
Udhët janë të gjata
Vetëm njëherë jetohet
Kohët kanë ndryshuar
Kur flet s`të dëgjon askush
Vetmia të përplasë për tokë
Syri të mbetet bosh
Leht në telashe futesh
Çdo ditë e më pak gjërat
Po e humbin kuptimin
Më mungon ëndrra
Arsyeja dhe dashuria
Për të fluturuar pëllumbi
Duhet të ketë hapsirë të gjerë
Një botë e pa drejtë pa ngjyra
Rëndësi është paqja në vetvete
Nganjëherë një përqafim i vogël
Të ndezë shpirtin flakë
Kjo botë nuk është ashtu si duket
Leht është të dorëzohesh
Po vështirë të rezistosh
Kur të lëvizë nga vendi tepeleku i kokës
Është vonë të mori lumi
Në jetë s’ka rastësi.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s