Poezi nga Mehdi Krasniqi

Poezi nga Mehdi Krasniqi

 

TI TALLESH AKOMA

Tallesh me lapsin
varg flokëprerë
mbetur jetim
në krah të huaj

Harruar ke vringëllimën e briskut
lotin e hekurt ndryshkur nën sy
tallesh me plagët dhe dhimbjet gjaknxehta
sikur bën njeriu i çmendur kur provon të ikën nga hija e tij

E shoh që në gjoksin tënd
nuk të zë vend guri i verdhë
s’arrinë ta mbytë asnjë sehir
ka bisht ai gur ndaj të bën hile ndër sy

Harresa jote është kujtesë më vete
fat i shkruar ndonëse jo në letër

Me pasqyrën mos u tall
e tejdukshmja mund të bëhet fjalë
qyteti të merr në sy e në gojë

Pasqyra ka çmendur
mbretëreshën
lëre më Ty!

 

ELEGJI PËR KATUNDIN TIM

1.
Sa poshtë ke rënë,
si copë guri shkëputur nga shkëmbi,
që fare i vogël përfundon n’fund të rrugës
dhe mundet me një shkelm të t’gjuaj n’përrua
secili që do, po, pasha zotin, po!

Po t’prin dreqi me t’birin e vet
po, i biri i dreqit është ciceroni yt,
ai ua rrëfen historinë tënde kalimtarëve,
kur t’pushojnë n’mrize tua te krojet që po shterin,
ose kur ecin udhëve të arnuara, nga dorë e njeriut që tash veç degjon e shikon seri!

Ai që hundet e veta i ngreh zvarr dhe s’di më shumë se pesë-gjashtë shkronja dhe shtatë-tetë numra
n’emër tëndin hedh firmë e bën nam
çelë e mbulon gropa në asfalte t’gjarpëruara
një hise të hajnisë e ndërron krypërkrye me të ligun hallelig,
e skamnorit ia tregon Ligjin e Vdekjes teksa e ngre sysh ditë e natë
e mban në sun për një kokërr kripë dhe një qindarkë
Zot, o zot, i lumi ti për vete që s’plase kurrë!

Ç’dreqin u bë, të iku mendja
budallait i dhe shkop në dorë
për t’zi të kokës sate zgjodhe këtë të mjerë
në këmbë të shëndoshë fute “therrë”,
eh, tash, duro dhimbje t’dhimbshme që dhembin fort!

Oh, zot i madh të qofsha fal
sa zi, sa tmerr u bë vallë
të gjitha rrugët t’çojnë kah ai:
sybuall, kokëbosh, idiot e faqezi
hipi mbi ne të dy, ah, mjerë unë e mjerë Ti!

Kaq poshtë ke rënë
vaj e zi për ty
katundi im i vdekur!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s