Poezi nga Nerinda Hysa

Poezi nga Nerinda Hysa
 
 
***
 
Liri, po flas në emrin tand !
Nji dorë që varet
në turbullimin e një nate
me kyçe të thyera.
Po flas për lirinë,
si trembet dhe vdes
në sytë e grave
para durve
të thame
në copa toke
të djerra
në skaje të shkyme qiellit .
Aty … ma tej
me ken gru
don me thanë
mos me pasë vend
kërkund,
asnji tokë
drejtpërdrejt aty
funde të gjana
punë shtëpijët
fëmijë përgjinit,
aty
copash…!
Nji mobilje
me zbukuru
trullin.
Disa boçe, vetëm disa
dhe tonelata
me tualete
me e zbukuru këtë fytyrë.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s