Gramatika e Ilia Dilo Sheperit / Nga: Elda E. Dilo


Gramatika e Ilia Dilo Sheperit
 
 
Nga: Elda E. Dilo
 
Këtu e 90 vjet më parë, tetor 1927, kur shkollat tona të mesme në qytetet kryesore të Shqipërisë kishin filluar të gumzhinin hareshëm nga bijtë e popullit të etur e të zhuritur për dije, kishte dalë në dritë e para gramatikë për shkollat të mesme, “një vepër themeltare e gjuhësisë shqiptare”, e Ilia Dilo Sheperit. Pas këtij emri, fshihej një jetë e trazuar nga problemet e mëdha që shtronte koha, “mbushur me të përpjekura politike”, kur “duhet të derdhen forcat më energjike për veprime më të mundshme e më të rregullta prej të gjithë bijve të Atdheut”; fshihej jeta e një pionieri të arsimit kombëtar, “pa u ndarë për asnjë çast nga idealet dhe puna kolosale”, e një punëtori të palodhur në fushën e studimeve albanologjike.
Kishte ecur, si dhe bashkëkohës të tjerë gjuhëtarë, në rrugën e Kristoforidhit dhe S.Frashërit për të çuar më tej punën fisnike të këtyre rilindësvet të mëdhenj që e kishin vënë gjuhësinë tonë në rrugë të mbarë, kishin hedhur bazat e shkencës sonë gjuhësore; por, gjuhësia, si çdo shkencë, do të kalonte nga dilentatizmi i pashmangshëm në shkencë të vërtetë. Me këtë vepër, me të cilën nis studimi tërësor i strukturës së shqipes duke hedhur vështrimin në të kaluarën historike e parahistorike, aq sa e lejonte një tekst që u drejtohej studentëve dhe intelektualëve përgjithësisht, gjuhësia jonë la pas përfundimisht dilentatizmin e pashmangshëm. U vlerësua nga albanologët më me zë të kohës, “si vepër me vlera të rralla gjuhësore…; dëshmon për vendin e merituar që ajo zë në historinë e gjuhës shqipe”(Prof. Petër R. Prifti); “e bëjnë aktuale konceptet teorike ku mbështetet, thellësia e njohjes dhe e analizës së materialit gjuhësor, karakteri origjinal i saj”**, ndihmesa e rëndësishme për njësimin dhe kristalizimin e gjuhës sonë letrare.
Botimi i veprave “me vlera të rralla” na ndihmon të kuptojmë përmasat e vërteta të kulturës shqiptare, ku paraprin mendimi i Rilindsavet tanë me rrezatim profetik: “Kombi ynë do të zërë një ditë vendin që i takon historisë së tij midis kombeve më të qytetëruar”( Ilia Dilo Sheperi, 1918). Në këtë udhëtim kaq jetësor e kaq vendimtar për fatet e kombit, e vërteta çan përpara me mundim; “politika”, çorodiste…
 
 
Ilia Dilo Sheperi
“Gjatë periudhës pas Shpalljes së Pavarësisë (1912-1944) zhvillimi i mendimit shkencor në vendin tonë mbeti gjithnjë prapa… Përpjekjet e veçuara të A. Xhuvanit e të ndonjë gjuhëtari tjetër ishin përqendruar… në hartimin e teksteve të gjuhës shqipe për shkollat fillore dhe për ciklin e ulët të shkollave të mesme…”; “studimi tërësor i strukturës së shqipes fillon në epokën e socializmit”.(!) Hiqet mënjanë vepra e Ilia Dilo Sheperit, “tekst për shkollat eprore… kontribuon në lëmën e hulumtimeve gjuhësore…” (N. Jokl) dhe, si mund të kuptohet historia e gramatologjisë sonë pa atë vepër që qe një nisje e mbarë për gjuhësinë e re moderne shqiptare? “Ilia Dilo Sheperi, po të ishte gjallë, do të kishte një vend nderi në Kongrese Drejtshkrimit”.(P. R. Prifti).; shumë ide e mendime citohen fjalë për fjalë ashtu si i gjejmë në këtë libër, po kush guxonte t’ia përmendë emrin; fati tragjik ndiqte dhe familjarët! “…Përmendet Xhuvani, pse nuk përmendet edhe bashkëpunëtori i Xhuvanit, i ndjeri Prof. Karl Gurakuqi??? …Xhuvani, Mësues Populli; Cipo, edhe ky Mësues Populli; Dilo Sheperi, – edhe ky duhet të jetë Mësues Populli…. Mbyllet Kongresi i Drejtshkrimit me fjalët e Konicës e kush guxon t’ia zërë në gojë emrin “Princit të Gjuhës Shqipe” ! “– kështu e ka ngritur zërin Artan Iliri në shtypin e shqiptarëve në Mërgim, kur politika godiste atdhetarizmin dhe humanizmin e atyre që s’u puqën me rregjimin komunist, kur çorodiste shkencën, albanologjinë që ka një mision të veçantë në zhvillimin e gjuhës letrare, në zbulimin e rrënjëve tona historike, të indentitetit tonë dhe fati i disa personaliteteve qe tronditës! Punët e mira të epokës socialiste, nuk mund të harrohen; përkundrazi, duhen vleresuar që të çohen përpara, po mirënjohja ose mosmirënjohja, dashuria apo urrejtja, nderim i thellë apo harrim i qëllimshëm i figuravet të ndritura të atdhetarevet dhe shkencëtarëvet tanë, nuk ka si të mos gjejë shprehje në ecjen tonë përpara. “Shqiptarizmi e ka për deryrë- shkruan Dr. Ramazan Shpati nga Kosova e martirizuar, anëtar i Komitetit “Shqipëria e Lirë”, “Flamuri”, 28 Nëntor 1972 – të kuptojë e të nderojë Ata, të cilët punuan në mes të vështirësive të shumta që ky të mbetet në këmbë dhe të bahet i fortë. Ndër këta punëtorë zen një vend të mirë Ilia Dilo Sheperi. Ata që vinë pas nesh, dhe për fat të mirë janë të shumtë, jemi shpresëplotë se do ta çmojnë siç duhet veprën e këtij atdhetari, edukatori, dijetari dhe humanisti të gjakut tonë dhe do t’i japë vendin që meriton të zajë në Kombin, për të cilin punoi “si fort pak të tjerë”.
 
Studimi i veprës së Ilia Dilo Sheperit sugjeron sot se vetëdija gjuhësore është e cunguar; dëshirat e tij shkencore janë ende çështje të ditës; gjithashtu, mund të shikojmë me tej se problemet e dit

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s