Poezi nga Fatma Jasimi
NJERËZ TË TRISHTUAR
Këtu njerëzit janë të trishtuar,
si qielli, kur qan pa lot,
si diej fallco ngjajnë, nuk ngrohin,
nuk qeshin, nuk lodrojnë…
Këtu njerëzit janë shumë, shumë të trishtuar
u kanë vënë përpara skenarin
e luajnë rolin, si aktorë amator’
Sa të trishtuar këta njerëz, oh sa plot…
Shiu lozonjar i vjeshtës po bie
mbetjet i vuri poshtë, nën këmbë
Njerëzit kanë frikë, hapin çadrat,
nuk e vlerësuan njëherë pastërtinë në bot’.
Një zog po cicëron
Ja, edhe një tjetër!
Atje, në atë pemën që vjeshta e bëri gjyshe,
por askush nuk dëgjon.
Njerëzit janë të trishtuar…!