Ç’ DO GJË E KAM DHE S’ E KAM / Poezi nga Kujtim Agalliu

Poezi nga Kujtim Agalliu

 

Ç’ DO GJË E KAM DHE S’ E KAM

Amaro pi në Itali
dhe mes malesh thyej vështrimin,
diku të zhytur në gjelbërim.
Çdo gjë e kam dhe s’ e kam
këtu I ulur në një bar,
krejt I vetëm në tavolinë.
Lëshoj mendimet nëpër pyll,
të vrapojnë kuturu
si majmunët përmbi pemë,
se ku venë as vetë se di.

Montenegro gllënjkë pas gllënjke
rri e rri dhe pi ngadalë
Çdo gjë kam dhe s’ e kam,
krejt i vetëm në një bar.
Harroj gotën para syve,
krejt i zhytur në dëshpërim,
diçka tjetër më mungon,
më e dashur, më e shtrenjtë,
përballë Sarës, në Elbasan,
mbushur plot me gumëzhim,
pret për mua një tavolinë.

Rri e rri dhe pi Amaro,
ulur vetëm në një bar,
më mungojnë ata që dua,
që më duan dhe që më shajnë,
përballë Sarës, në Elbasan…

 

One thought on “Ç’ DO GJË E KAM DHE S’ E KAM / Poezi nga Kujtim Agalliu

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s