DY NËNA / Tregim i bazuar në ngjarje të vërtetë nga Zyba Hysa

DY NËNA

 


Tregim i  bazuar në ngjarje të vërtetë nga Zyba Hysa

Shpeshherë, kur shkoja drejt Tiranës, apo Librazhdit, udhëtoja me tren. Në fillim treni ndalonte edhte në Hotolisht, zbrisja Bregut të Haxhiut e rruga dilte pikërisht aty ku ndalonte treni, pa u futur në urën, mbi përroin e Shesë, por atë ditë u desh të merrja rrugën në këmbë, nga Kokreva, deri në Xhyrë, se treni nuk ndalonte më tek stacioni im i afërt.
Sapo u futa në vagon, pushtova me sy për ndonjë vend të lirë dhe të përshtatshëm, se ne, vajzat e reja, shoqëroheshim rrugës me gra, apo vajza tjera, për të kaluar udhëtimin me bisedime. Nga mesi i vagonit dallova një vend bosh, ku në vendin tjetër, nga dritarja, ishte një grua shëndetligë, e cila kishte mbështetur kokën në ato duart e saj si shkarpë e tharë e dukej sikur flinte, apo ku ta dishw dhe mund tw ëndërronte symbyllur.
Nuk e bëra mendimin dy, shkova dhe u ula me kujdes që të mos prishja qetësinë e saj.
Një dorë njeri! Mund të ishte rreth të tetëdhjetave, trupvogël, si nënë Tereza, ashtu e rrudhur, ashtu e dobët, po ashtu dalloje në fytyrën e saj fisnikëri. Përballë kisha një çift të ri, që për fat të mirë s’flisnin me zë të lartë, se zakonisht njerzit ngrenë zërin aq shumë, saqë gjithë vagoni dëgjon historitë e tyre.
Treni u nis dhe unë nisa udhëtimin tim imagjinar. Si vallë na rrëmbejnë mendimet për tjerët, pa pasur lidhje me ta? Sa herë doja të prekja pejsazhet e mrekullueshme të Luginës së Shkumbinit, zgjatesha pak, por vështrimi mbetej ngullur tek ajo grua e moshuar, e cila s’kishte njeri ta shoqëronte. Çfarw ndikon tek ne që pushtohemi me shqetësim, pa pasur lidhje me personin?
U dëgjua një e qeshur e fortë si në kor nga një grup kurbatkash, siç u thoshim romëve atëherë dhe gruaja e moshuar u zgjua si e trembur dhe më pyeti:
– Ku jemi këtu, moj bijë?
– Sapo kaluan Hotolishtin… Ku do të shkoni ju?
– Në Linrazhd… – tha dhe sytë e saj të fikur, u ndriçuan nga lotët.
– Çfarë të ka ngjarë, moj nëne? Pse je e shqetësuar?
– Si nuk më mori Zoti edhe mua, moj bijë…
– Ku ishe?
– Isha tek vajza, kam një muaj atje, po sa do rri tek dhëndri?
– Kemi djalë?
– Unë jetoja me burrin, por ka një muaj që më vdiq, më mori vajza, se djali me nusen nuk më flasin…. nuk më duan… – tha dhe ngashëreu duke u mbështetur mbi supin tim.
I hodha krahun dhe e shtërngova pas vetes, si të kisha nënën time dhe mu dhimbs aq shumë, sa mu mbushën sytë.
Në atë kohë, kurrë s’e konceptoja që djali të mos e dojë nënën, aq më shumë, kur ajo është e vetme e aq më shumë në këtë moshë të thyer.
Ajo ngashërente, unë hahesha me mendimet e mija dhe herë e besoja, herë mendoja keq për të, se si ka mundësi të mos dojë djali i vetëm???
Pak nga pak u qetësua dhe filloi të më tregojë:
– Djali ka disa vjet që u martua dhe është nusja që nuk më ka pranuar në shtëpi. Unë jetoja në Semës, por tani që më vdiq burri, si do mund të rri e vetme? Nuk kam fuqi as të bëj dhe një kafe…
– Mos u shqetëso, do të dërgoj unë tek djali…
– Jo… jo, se më rrahin…
– Çfarë po thoni? – i fola me nervozizën, ngaqw mendova se mos është e shkarë.
– Më ka rrahur disa herë nusja dhe më kërcënonte se do më vriste, po t’i tregova djalit.
– Si e quajnë djalin tënd?
– Hekuran… Hekurani i nënës, atë kam… e kam të vetëm, por s’ka se çfarë bën ai… ajo… – e la fjalën në mes nga ngashërimi.
Mu dhimbs deri në eshtër, ndaj e përqafova përsëri dhe e shtërngova me dy krahët dhe ajo u struk, si të ishte një fëmijë i trembur.
– Mos u shqetëso! Unë do të dërgoj tek djali dhe po nuk të mbajti ai, do të marr në shtëpinë time…
Ai fëmijë i trembu deri në ankth, u ngazëllye aq shumë sa mu hodh në qafë e më puthte pa pushim.

Arritëm në Librazhd. Atëherë isha sekretare e Komiteti të Rinisë së Zonës sime dhe kishim mbledhjen e Byrosë së Rinisë së rrethit dhe kur më panë shokët e komitetit me këtë nënë të rraskapitur, erdhën dhe më pyetën:
– Cila është kjo?
– Nëna ime…
– Ouuu, s’e dinim që e paske kaq të moshuar…
Unë nuk u dhashë shpjegime, por u mora leje për pak minuta dhe vazhduan dret rrugës nga lokalit “Ushtaraku”, se mendova ta lë aty, edhe të hante drake, edhe të më priste, sa të mbaroja mbledhjen, por sapo u ndamë nga shokët e Komitetit, ajo thirri me sa kishte nw kokw:
– Jo, djali im, ja, Hekurani i nënës!
– Cili është?
– Ja, ai zeshkani që po vjen këtej.
Ne drejt tij, ai drejt nesh, por si duket na kishte parë që larg, që na kaloi pa na vështruar.
– Hekuran! – thirra unë.
– Urdhëro! – U kthye ai si i trembur.
– E njihni këtë nënë?
– Po, është nëna ime…
– Po, pse nuk i fole? Pse s’e merr të jetojë me ju?
– Po…
– Nuk kam kohë të zgjatem tani, por në orën 15 të pres të lokal “Ushtaraku”, ti shko zgjidhi punët me gruan dhe më jep përgjigje, do e marrësh nënën, apo ta marr unë në shtëpi?
– Pse nuk kini nënë ju? – më pyeti ai në vend të ulte kokën i turpëruar.
– Edhe mua më ka bërë një nënë, të cilën e dua mbi gjithcka, por ku ka më mire, se kur ke dy nëna… – thashë dhe i futa krahun nënës dhe hymë në lokal.
Porosita në sportel drekën për të dhe ika veri për në mbledhje. Sapo u futa brenda, të gjithë më shikonin me një sy tjetër. Mbase nuk u pëlqeu nëna e veshur keq dhe aq shëndetligë, saqë mezi hidhte hapat.
As dëgjova se çfarë u fol në atë mbledhje, mendjen e kisha tek ajo, nëna, e cila mund të bëhej nëna ime e dytë.

Mbaroi mbledhja dhe dola e para, pa u thënë as “Ditën e mirë!” shokwve. Hyra në lokal dhe nëna po pinte një kafe, si duket ia kishin dhenë ata të lokalit. U ula dhe pashë që e kishte marrë pak veten.
Duke biseduar, ia behu Hekurani, fiks në orën 15.
Nuk i thashë asgjë nga ato që më tha nëna për të shoqen, por i thashë:
– Biseduat me gruan?
– Po, bisedova, do e marrim nënën në shtëpi, – tha dhe i zuri dorën nënës me dy duart e tij.
Për një çast më lëvizi zemra nga vend. A mund ta kuptoni ngazëllimin e asaj nëne, vetëm me kaq pak respekt, vetëm më një shtërngim dore?
Por unë përsëri isha e shqetësuar, ndaj i thashë:
– Hekuaran, unë vij çdo javë në Librazhd për mbledhje dhe çdo javë kjo nënë do vijë tek Komiteti të më takojë e nëse kësaj nëne do i ketë rrëshqitur edhe një pikë loti nga keq trajtimi yt, apo i gruas tënde, ti bëj gati plaçkat dhe në fshatin më të largët do të shkosh të jetosh, ndërsa nënën tënde do e marr unw në shtëpi.
Kjo ishte historia e asaj nëne që sa herë shkoja në Librazhd, vinte e më përqafonte e më puthte si bijën e saj dhe shokët e Komitetit e morën vesh vonë që s’ishte nëna ime….

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s