Kalendari poetik: Anne SEXTON / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Anne SEXTON

Kalendari poetik: Anne SEXTON

Është data e lindjes sot për Anne Sexton (1928-1974), shkrimtare dhe poete e njohur amerikane që pati fituar dhjetra çmime në USA për poezitë e saj; vuante nga shqetësime të rënda nervore; i dha fund jetës me vetvrasje në vitin 1974.

PUTHJA

Si e çarë thike lulëzon goja ime.
Keq kam qënë me vite, netë
pa gjumë, brrylat kallo dhe vetëm
pako me letra Kleenex që thoshin, qaj goce,
qaj gocë e vogël budallaqe!

Deri sot, kot që e kisha trupin.
Tani po më shqyhet gjithandej.
M’u shqye dhe fustani i Merit të shkretë, fije-fije m’u bë
dhe ja, këto dridhje korrenti m’u deshën.
Trrak! U ringjalla!

Dikur si lundër koti qe, si lundër druri
dhe pa punë, pa ujë të kripur nën të
dhe e palyer. S’qe tjetër veçse një
grumbull dërrasash. Ti e ujdise, e shtyve në ujë.
Ti e përzgjodhe.

Nervat m’u tendosën. Si tela vegle muzikore i ndjej.
Ku qe heshtje, tamburët, telat, goditen pa pushim.
Ti e bëre këtë. Punë gjeniu bëre. I dashur, ishe kompozitori
që zjarrin e tij futi.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s