Poezi nga Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

NDALOJ NË BULEVARDIN DE LA PARI

Vjeshtë e nëntorit 2017 të udhëtimit tim në Bulevardin De La Pari
Kthej nga Kumanova ku lirinë ma vranë ,po ashti im a do të mbijetoj?

Të dielën e vjeshtës së nëntorit kam ndaluar në Muzeun e Luvrit
Ç´më sjellën stuhitë ashtin tim të lëgjenave dhe mesjetës sëbashku
Ç´bëfasi t´i shikoja rrënjët e mia të lashta sa vetë znafilla e njërëzimit
Takova Tanagren e fisit tim pellazg që s´ka më të bukur në tokë as në det.

Sa e gjatë më dukej ëndrra t´i ruaj betejat e kohës sime të krisur
Ah,si nuk dinë ku e kanë fillimin a fundin të hidhur e kryeneq
Për asnjë çast nuk e ndryshova mendjen sikur dje e sot,nesër nuk i dihet
Nëse jetën duhet prap më e lënë peng fjalës se hidhur a fatlumës.

Gjithë jetën hoqa të zitë e ullirit për ta rujtur emrin tim nepër legjenda
Vjeshta e nëntorit Bulevardiane për pak sa nuk më çmendi
Tek sa takova kohën e stërgjyshëve të mi pikturave mureve të Luvrit
Në besë të zotit kohën time të dehur e kishin lënë për ta rujtur yjet.

Udhëkryqet e jetës nuk e di ngado që duan të më dergojnë mua dhe diellin
Për sa ekziston toka dhe qielli diellin e kam lënë udhërrëfyesin tim
Rrënjët e mia kurrë acarët nuk do të kënë fuqi t´i ngrijnë
Nuk kam kohë për vdekjen e herëshme para se dielli të thot fjalën e vetë.

 

TRADHËTIA

Me kohën u fjalosëm për agimin e lirisë
Për pak më lanë të vetmin fajtor pa adresë
Pse kurrë nuk dita të urrrej as të mallkoj njeriun
Siq e ka zakon njeriu i krisur urrejtjen vrastare.

Ditarin tim sot e shfletova përsëri me katër sy
Askund nuk shkruan për tradhëtinë e plisit të bardhë
Kohërat e stërgjyshëve ia kishin fal dreqit
Sot për çfarë mëkatesh e vuajmë këtë farë të keqe.

Nuk paskanë vdekur korbat e vrarë të heshtjes
Në jetë scili e ka dyfishurar dyftyrësinë e tij të ditës
Një fotografi që botës i ka dhënë si lajm të ditës
Prap pesëqind vjet e burgosën Kumanovën e lirisë.

Ndoshta jemi vonue edhe këtu ta ngritim lapidarin e Skënderbeut
Nga sot dua të fjalosëm me tokën time të krijuar nga eshtrat e mi
Përse mbi supet e saj shkelin idiotët e Dostojevskit,e milloshevskat tjerë
Kur vrasin bukën që ju falëm dhe i rritëm dje, e sot janë zezonë vdekjesh.

 

NGA IKIN PERANDORËT

Më në fund dhe ikin perandorët
Toka merr frymë më lirë se shi kur bie
Edhe dielli sot më fali rrezet e tija të ngrohta.
Sa shumë njerëz do merren me botën e vet.

Çudi rruga për t´u zhdukur nga faqja e dheut
Është përmes ballit tim dhe fytyrës sime pa mëkate
Të vetmit shpetimtar të perandorëve janë ufot
Nëse përballen në kohën e tyre që vet e vranë.

S´ka kthim koha që e vratë me dorën e juaj
Në bisha mund të kthehni e jo ma as në ëndrrat e natës
Në korba na shndërruat ashtin tonë që e kishim të lidhur me tokën
Fuqia e jonë e kishte gjuhën e zotit dhe ju dëbuam perandorë.

Asnjë kujtim mos i merrni se të gjitha mbesin në muzeun e fatkeqësive
Dora e juaj ishte një dorë gjakatare e mbështetur nga errësia vrastare
Ikni perandorë dhe puthadorë sebashku se ishit në numër të madh
Për mëkat asnjë kohë nuk ju dashti si korbat që fluturonit sebashku.

Theni qafën dhe kurrë mos dëgjofsha zëra dhe emra perandorësh.

 

ENGJËJT S´KANË KOHË TË VRASIN

Asnjë vdekje nuk do të më nënshtroj asnjëherë
Fjalën që linda për të kurrë s´do ta tradhëtoj
Engjëjt m´i fto si kurorë e fjalës së fundit
Më mbulo më flamurin që nuk ka vrasje për të.

Besoni se takova njeriun që vret veten
Sepse ai ka vrarë fjalën që rujti legjendave
Bijtë më të mirë që falën jetë dhe vdekje sebashku
I zhduku me heshtjen e dhembjeve të shpirtit të plagosur.

Tokës ia sjelli vullkanet e Etnës,e ndezi në flakë atomi
Nuk i ke fjalët liri se sa borën e viteve të shkuara
Pse çuditëni kur përjetova mallkimin e zotit
Fal mikut tim që më urrejti më shumë se dreqin.

Përse nuk e mbajta në mendje fjalën e babait dhe gjyshit tim
Beso vetëm në mikun e babait,sepse ai është rilindja e jote
Nëse njëqind vrasje të ndodhin nga mallkimet e djajëve
Ai të është drita e diellit më afër se muza e poetit hyjnor.

Engjëjt janë kudo t´i mundin dhembjet e betejave të luftëtarit tim
Shërojnë plagët e dy fiseve të kapuletve dhe montagve
Nuk i dua më tragjeditë shekspiriane vetëm nëse Romeo nuk vdes
Të gjallë e ka dashurinë që s´ka vdekje që i mundin bajlozet e detit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s