Poezi nga Miltiadh Davidhi

Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

GJËRAT S’JANË MË SI MË PARË

Shtëpizat e qiellit po shëmben,
E ëndrra të pa faja rënkojnë të plagosura,
E ngrenë urgjenca ajri për t’u mjekuar.

Vetëtimat e forta vrasin qiejt e vet
Duke i shkrumbuar grimcat e ajrit,
E bërë gjithmonë e më të vështirë
Frymëmarrjen e erërave.

Me thikat e armët nga më modernet,
Që shtrëngojmë nëpër duar të përgjakura,
E dhëmbët e fjalëve,
Plot me plumba urrejtje
Gjakosim e vrasim të vërtetën,
Qënien, të ardhmen e ekzistencës sonë,
Pëllumbin e paqes së pa fajë e vetveten,
E jemi duke krijuar
Qënie të reja të rrezikshme njerëzore,
Pa shpirt, zemër, enë gjaku e nervash,
Me forma të pangjashëm
Me trupat tanë gjenetik,

Pa lumenjtë e dashurisë,
E shpirtin tonë prej deti,
Ere, reje, e drite të bukur,
Pa lotët e dhimbjen e qiellit brenda nesh.

Njerëz, kështu, s’do jemi më njerëz,
E për pasojë,
Lumturia e konsideruar si pemë e hidhur,
Do të shfaroset nga pylli i jetës,
Si e vetmja mrekulli
Që lind farërat e shpresës.

Shtëpizat e qiellit po shëmben,
Diejt që perëndojnë e lindin brenda meje,
Gjakosin qiej të dukshëm,
E indiferenca e ajrit më vret,

Dhe ne ende zemrat i kemi
Jashtë trupave tanë,
Ku erëra hakmarrëse ulërijnë si të marra.

Për të rindërtuar shtëpizat e qiellit
Duhet së pari të rindërtojmë veten
Prej baltës sonë,
Ngjizur me dhimbjen e dashurinë njerëzore,
E më pas të gjejmë
Shpirtrat e të parëve tanë, atje, ku jetojnë,
Të lirë, a ndër varre qiejsh,
E t’i strehojmë brenda nesh.

 

SE KAM MERAK SË VDEKURI

Se kam merak së vdekuri do ju flas së gjalli,
Me zërin e shtruar të erës,
A me ndonjë bubullimëz qielli,
E flakës zjarri,

Me heshtje sysh shkëputur prej yjeve,
A me ndonjë rreze dimërore,
Që më shpon në shpirt
Si gozhdës ari.

Dua t’ju flas me aromën e bukur të luleve
Kur janë në shpërthime prilli,
E me përvojën e malit
Që ka duruar rrufe e ngrica mbi shpinë,
Mahnitur dhe nga këngë bilbili,

Se dua t’ju ndriçoj rrugët,
Se dua t’ju ngroh shpirtrat
Me ndonjë fjalëz malli…
Se kam merak së vdekuri,
Të mos ju ndëshkojë nata, e keqja,
Dua t’ju flas së gjalli.

Se të vetmet pasuri që kam
Në këtë kafkë e zemër plot gjak,
Janë dashuria, dhimbja dhe fjala,
Që koha e pamëshirë po i flak!

Ndaj, dua t’ju flas së gjalli,
Se, së vdekuri, kam kaq, merak!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s