Poezi nga Mirvete Mehmeti

Poezi nga Mirvete Mehmeti
 
 
***
 
Si bijën tënde
në mos më krahasosh
jepmë
të pakt-in përqafim
dy krahët t’ua e
dy krahët e nanës
mjaftojnë për mua
të flë me gëzim.
 
 
 
***
 
Moj jetë
çka nuk më dhe ti
gëzime
hidhërime
ndarje
bashkim-e
nuk je aq mollë e mirë
pritjen ,gjatë e le
ndoshta kjo pritje
nuk zgjat sa një ditë
por ajo ditë
sa njëqind vite bëhet
Tani,
çka të numroj më parë,
ditë-t,javë-t,muaj-t vite-t
oh,jo,jo….
jo,mos të filloj të numëroj orë-t,
minuta-t,sekonda-t
se më duhet të flë
as ëndërr mos të shoh
por në palcën e ashtit
ka mbetur edhe pak shpresë
që më mban zgjuar
për pritjen e gjatë,
me pritë
 
 
 
***
 
Nuk e di pse
sot truri
i ka ndezë fije shkrepse vetes
që më bëri të hyj
thellë skutave të
shpirtit të kurbetlies
në atë thellësi deti
pash një anije
stëmbushë me njerëz,e
në atë anije
në vend të këngës
hukamë kurbeti dëgjohej
e që dallgë e tyre
më përfshiu dhe mua
të bashkëlundroj
nëpër të njejtat ujëra
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s