Poezi nga Xhemile Adili

Poezi nga Xhemile Adili

 

SA LARG MË JE, SA AFËR ME JE!

Sa larg më je, sa afër më je,
ti Atlantidë, stepë, pol jugu!
Zemra ime është shqyer në miliona pjesë,
e ke ngado, ku vete e kthen ti, ku qesh, derdh vrerë.

Kështu Kërçova m’është rrugë ku shkelte Flober, Prever
e shumë poetë nga të katër anët e botës. Isha e jam me ata
dhe kur mihin shpirtin dhe kur prekin plagët,
zemra ime është zemër e kthyer nga fate betejash,
që futet në buqete festash e valle të një dasme.

Sa larg më je, sa afër më je,
ti plazh i valëve, ti perëndi e mëkateve,
të dua kaq herë, sa do pianeci verën e heroi lirinë.
Zemra më plas dhe dëgjoj murmurimat e zemrës tënde.

Kur rënkon ti, unë futem nën tokë fare.
Kur triumfon ti, unë shtoj buzëqeshjen e çdo arme.
Ky vend lashtësie të fortësisë si jetë e tëra perëndive,
me jap shpirt e gjak, të të dua, sa do bima e mugulluar
diellin e shkrumbit tim, – kësaj are.

 

SHPIRTI I NJËQIND E NJË PRANVERE

Po vyshken gjethet e vjetra, po rënkojnë gjethet e reja,
pa e ditur pse po ikën kjo kohë,
po mbledh sot unë dhembjet e mia.
Qytetit tim ka një botë të huaj që s’e njoh,
sytë, gëzimet qeshin hidhur, më thonë këtë.

Rrugë e gjatë, gjersa arrita këtu të qaj tmerr e pa lotë,
mos më mbani mëri që hiri m’është shpirti im i gjallë
e nuk ua them dot!
Klithjet nuk i futa kurrë në bizhoz,
parashoh tmerre, bubullima në bronz.

Po më vyshken këpucëtakat! Po vyshken rrugët e gjalla,
nga ika e kthej me njëqind bela ëndrrash kaq të gjata!
Po vyshken gjethet e vjetra, po rënkojnë gjethet e reja,
pa e ditur pse po ikën kjo kohë,
po mbledh sot unë dhembjet e mia,
drita, futur në natë, po lë lëkurën e gjarpërit në prag.

Një kob, një verbëri, një mallkim…
por me shpirt të njëqind e një pranvere të dua unë ty!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s