Trilogji / Poezi nga Xheni Shehaj

Poezi nga Xheni Shehaj
 
 
Trilogji
 
 
Jeta
 
Oh, jetë!
Ti flokët m’i ke lëmuar
e përkedhelur.
Me ke nanurisur me të ëmblat melodi jetësore.
Por edhe e ke shkundur trupin tim eshtak.
Shuplakat e tua ende me përcëllojnë faqet.
E tash që jam rritur
hedhur me ke në vorbullën e valles tënde.
 
 
Vallëzimi
 
Dhomë bosh.
Lehtaz përkulem drejt një publiku imagjinar.
Një, dy, tre.
Hapat ndjekin njëra – tjetrën.
Ngatërrohen.
Për të mos u ulur,
shpejtoj ritmin.
Një, dy, tre.
Një, dy, tre.
Gjymtyrët lëvizin lehtë.
Janë në sinkroni me shpirtin.
Zemra hidhet si e marrë
brenda mureve të trasha të kraharorit.
Dhe ja, dashuria…!
 
 
Dashuria
 
Erdhi!
E butë, e lehtë,
si dëbora.
E shkathët dhe e hijshme
si zanat e malit.
Erdhi e u fut drejt e në shpirt.
Krejt natyrshëm.
Mbushi çdo pore të lëkurës,
I dha jetë gjithçkaje përreth.
Dashuria, burimi i jetës.
Dashuria, frymëmarrja e zemrës.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s