Dashuria për jetën / Tregim nga Enkelejda Pashaj Murataj

Dashuria për jetën

 

Tregim nga Enkelejda Pashaj Murataj

Asnjëherë deri më sot s’më kishin zënë sytë një paciente të tillë me guxim për tu admiruar, që edhe pse ishte shumë e sëmurë rëndë ajo e injoronte këtë fakt. Sëmundja dukej e pafuqishme ndaj saj. Dashuria e saj për jetën ishte aq e madhe sa ajo i bënte sfidë gjendjes së saj shëndetsore…

Në klinikë përveç pacienteve të tjera u paraqitën dhe dy gra për analiza para kimioterapisë. Njëra ishte më e re dhe tjetra mesogrua. Të dyja i bashkonte një hall i madh. Kanceri i gjirit si një ajsberg kishte goditur fuqishëm trupat e tyre duke u rrezikuar jetën. Ajo më e reja nuk donte ta besonte se kjo po i ndodhte asaj dhe vetëm qante. Ato lot që rridhnin faqeve të saj të dukeshin si” çlirimtarë” të dhimbjes së saj. Ndërsa ajo fshinte lotët dhe belbëzonte të paplota fjalë që si artikulonte dot,pacientja tjetër një mesogrua e ledhatoi në kokë dhe i tha:
-Mos qaj bijë . Ne të qara jemi, ne kemi ardhur këtu të qeshim, ti themi sëmundjes që s’na mposht dot. Më shikon mua?
Një ditë para operacionit kisha dasmën e vajzës. Dita e dasmës ishte caktuar,nuk e dinte njeri se kjo sëmundje do na vinte mysafir i paftuar. Meqë ajo ishte një mysafire e paftuar si të tillë e trajtova dhe unë. Kërceva e këndova gjatë gjithë dasmës deri në të gdhirë sa i bëra dhe të tjerët ta shijonin dasmën dhe të më harronin mua. Ishte dita më e bukur e vajzës sime. Ajo deshi ta anullonte,por unë këmbëngula dhe mirë bëra. Dhe sot ja ku jam,më e fortë. E dua jetën dhe do të luftoj për të.
Tjetra kishte shtangur nga ky rrëfim. Lotët i ishin tharë në faqe. Edhe unë ia kisha ngulur sytë e po e vështroja me admirim.
-Shijoje jetën bijë dhe bëhu e fortë për vete dhe fëmijët e tu. 
Vetëm tani arrijmë ta kuptojmë sa e bukur është jeta.
Doli nga klinika e buzëqeshur sikur nuk ishte ajo që nesër kishte seancën e kimioterapisë.

Durrës. 09/11/2017
All rights reserved Enkelejda Pashaj Murataj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s