Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj
 
 
PA EMËR
 
Do ta ngulis në mendje
Do ta skalis në zemrën time
Atë momentin e mrekullueshëm
e të papërsëritshëm, për fat të keq,
kur shkruhet në sytë e lagët
përjetësia e çastit dritë,
drita e çastit pa kohë,
pa hapesirë,
pa emër….
 
Do harroj përfundimisht
gjithçka më kujton dhimbjet
pashmangshmërinë do ta sfidoj
me sytë plot dritë
të një burri të përlotur,
që hesht,
gëlltit krenarinë
dhe nxjerr prej thellësie,
fjalët llavë të Vezuvit,
që merr përpara secilin trung
djeg gjethe të gjelbërta kujtimesh
Pranverën shndërron në hi…
Do ngulis në mendje
Do ta skalis në zemër
Këtë dashuri!
 
 
 
***
 
Rrëzuar unë
mbi dashurinë tënde
me dhëmbje.
Rrëzuar ti
mbi dashurinë time
me dhimbje.
Në këtë botë
rrëmujë:
Dy akuj,
të kthyer
në ujë!
 
 
 
***
 
Fëmijët zihen,
por pak ças çastesh harrojnë
dhe luajnë sërish bashkë të lumtur!…
Sepse fëmijët, kanë mënçurinë:
të vënë lumturinë para krenarisë…!!!
 
 
 
DEHJE DASHURIE
 
Më vret çdo ditë nga pak
e jetën më jep gjithashtu.
E fus kokën vetë në lak
pa më thënë ajo: rri këtu!
 
 
 
BINDJE
 
Më ke kërkuar
me nënqeshje të bukur
pendimi,
me heshtje qortimi;
dhe unë
kam ardhur tek ti,
e bindur
se,
vetëm tek ti duhet të vij,
vetëm tek ti.
Kam ikur nga ti,
me inat të pafaj në buzë,
me zemrën
shpuzë…
Rruget e ikjes prapë te ti më kanë sjellë,
dhe s’ishin po ato rrugë,
që më kishin percjellë…
Kam ardhur tek ti
Kam ikur nga ti
e bindur,
se prapë do të vij…!
 
 
 
PREJ AJRI
 
Qielli im është liria!
Në shpirt,
dhe në zemër.
Por unë,
ty të kam lënë të hysh aty
me pranga në dorë…
Më ke lidhur dhe zgjidhur,
sa herë ke dashur,
dhe je gëzuar,
kur më shihje të prangosur.
Se kuptoje,
pse ndjehesha zog,
se ishin pranga prej ajri…!!!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s