Poezi nga Jakup Gjoca

Poezi nga Jakup Gjoca
 
 
EROTA, MAGJIA E SHPIRTIT
 
Nuk ke dashuruar,
Nuk ke jetuar.
Ai, Ajo,
që kanë dashuruar, edhe pse kanë ndjerë dhimbje të madhe, gjithmonë do të kërkojnë dehjen e Erotës,
që ta rindjejë,
që ta rijetojë.
 
Akoma, edhe kur përpiqesh
që ta groposësh thellë shpirtit tënd,
dhe të zotohesh tek vetvetja,
se nuk do të dashurosh sërish.
 
Çdo herë që vendos,
zjarri i Erotës,
nuk do të shuhet kurrën brenda Shpirtit tënd.
Çdo herë,
që do t’i betohesh vetvetes,
se do t’i japësh një fund kësaj ndjenje,
Erota do të të ndezë
një zjarr përbrenda Qënies tënde
dhe do të të bindë
që të ndjesh sa nevojë e ke Erotën.
 
Çdo herë
që do të ndjesh
Llavën e Erotes,
të të ngjizë gjakun nëpër trup
do të jesh një organizëm i pambrojtur,
por veçse mundohesh që të marrësh paksa gëzim nga dhimbja e humbjes së Erotës.
 
Erota nuk ngroh Zemra.
Erota djeg Zemra, qelizat e saj.
Erotas është Magjia e Shpirtit.
Nuk dashurove,
Nuk ke jetuar kurrë…
 
 
 
Puthja ende e patharë
 
Ti je diku larg,
Dhe, nëqoftëse vjen,
sikurse në ditët që jetuam,
Kam edhe tani
një përqafim për Ty,
 
Aty,
ku akoma është e patharë,
e Puthura Jonë.
 
Mos më ik më serish,
Do të ta them çdo herë:
– JAM KËTU
VETËM E VETËM
PËR TË TË DHËNË TY
NJË PËRQAFIM, NJE PUTHJE.
 
Eja,
të shikosh shpirtin tim,
E kam zbrazur nga te gjithë
dhe nga të gjitha…
 
Vetëm e vetëm,
që të kesh Ty
gjithë shpirtin tim.
Digjet përbrenda,
duke u madhësuar ajo pse-ja e Ikjes tënde.
 
Dhe në mes të hirit të këtij zjarri
te shpirti im,
Ty do të gjesh Përgjegjësinë Tënde.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s