Poezi nga Stavro Nikolla Risto

Poezi nga Stavro Nikolla Risto

 

SEÇ DËGJOJ NJË KËNGË QIELLI!

Merrm’ në krah ti fllad mëngjesi
Si një flet,si një petal
Edhe shpjerm andej nga deti
Kalërom mbi timin mal!

O ti kënga me lulkuqe
Ti o valsi pranveror
Puthm,qafom e më hidh tutje
Mbi kujtimin prindëror!

Ikin vitet,ja u zbardhëm
Ecim udhës dhe rrënkojm
Syt nuk shohin,duam llambën
Edhe kur lexojm një shkronj!

Seç dëgjoj një këngë qielli
Sikur qan – sikur udhton
Shtigjeve që m’thërrmojn shpirtin
Dhe s’e di pse m’derdhen lot!

Thua vallë kështu papritur
Ne u tretëm kohës sonë
Edhe kjo muzik e trishtur
Tash për n’qiell na shoqron?!

 

KAM FRIKË SE MOS VDES!

Kam frikë se mos vdes!
Ah! – Jo jo në atë kuptim!
Kam frikë se mos vdes dhe nuk përfundoj dot poezinë!
Poezinë që kam dyzet vjet që e kam nisur!
Në mijëra vargje gjer tani atë e kam qëndisur
Por asnjëra prej tyre shpirtin ende nuk ma ka nginjur!

Ajo erdhi tek unë kur isha njëzet vjeç.
Më erdhi si një mjelmë me vargje valësh mbi liqenë
Dhe m’i morri mendtë
Me të çuditëshmen këngë e muzikë!
Me një zë të urtë e sy të ëmbël
Dhe me të mahnitshmen ëngjëlloren fytyrë!

Kam frikë!
Oh sa kam frikë se mos vdes
Dhe nuk do të mundem të përfundoj dot poezinë mbi dashurinë!
Dashurinë që kur vjen,
Në krahë ëngjëjsh të rrëmben e të shpërthen gjinë
E nëpër fluturime hyjnore qiejve të magjishëm të ngren
Duke mbajtur mbi pëllëmbë e në zemër,
Lumturinë!

Por edhe në vdeksha,
E di se dashuria për të do të më ringjallë,
Dhe andej nëpër kopshtet edhe brigjet plot jetë të parajsës
Vargjet e saja unë do vazhdoj që të gdhend
Me të Dionisit pendë,
Frymëzuar prej këngës,lotit,
Dhe ngashërimit të puthjes së parë!

 

FJALA E URTË!…

Ti e ëmbëla e urta fjalë
Që shtegton valë mbi valë
Edhe lules i jep pjalmë
I shton ves’ moj dhe nektarë
Që tregon udhën e mbarë
Për të qën mëmëdhetarë,
Nga ke vajtur moj,ç’shteg ke marrë?!

Ti që shkrihesh nëpër shpirtë
Edhe dhimbjen moj e bën dritë
Ti moj ti që del nga zëmra
Ti që mezi të pret kënga
Ti që rrjedh nga buz’ e nënës
Ti që ke but’sin e hënës
Ti që rrjedh nga shpirt’ i Atit
Dhe t’sëmurin ngre prej shtratit,
Ku u ndale moj,ku u meke?!
Pse na le kështu më vehte?!…

O moj fjal’ e urtë e shtruar
Sa kam mall për të t’dëgjuar
Me at’ tingull si n’at botë
Kur kish rradh fjala ndër shokë,
Kur i hapej mikut vendë
Nënë rrap nëpër kuvend,
Mos u fshehe moj se ke turpë
Kur dëgjon se ç’bëjn të tutë
Që bërtasin si harbutë?!…

Oh moj fjala duarmjaltë
Që këndon në shi e baltë
Me fshatarin në ugarë
Me puntorin xhepatharë,
Që t’këndojn’ dhe në barrakë
Që t’këndojn’ me barkun thatë,
Ti që ngricën moj kthen në flakë
Ku ke vajtur moj nga je fshehur
Mos je zhdukur,mos je tretur
Bashkë me brezin e vjetër?!…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s