Poezi nga Vasil Çuklla

Poezi nga Vasil Çuklla

 

Pritja

Të prita…
Të prita atë ditë,
sa unë e di!

S’erdhe kurrë…
Gjetherrëna fundvjeshte
gdhendur ka nënshkrimin, vetmi.

Lash çadrën,
shpresën të të presë…
Veten humba, në të shilotëve shi!

 

Mos të thashë!… Mos!

Mbi zemrën time, mos shkruaj vargje të trishtë, si tani
me gjakun që prej shpirtit, në rremba më rrjedh vluar…
Me puthje vrastare, mos nënshkruaj mbi buzët e mi
tek mbyll sytë ulërritës, nën peshë epshesh pushtuar…
kur grahmon krahëthyer, shpresëtarja dashuri!
Mos të thashë!… Mos!… Ti e di!
S’ke pse shtiresh ëngjëll… demon, shpirttrazuar!

Mos të thashë!… Mos, sa s’është vonë!
Mos ma zhgaravit trupinmë, me rrënkime false,
me frymëkota vrastare, si dikur, si gjithmonë…
Mos ma copto zemrën. Mos më shtyr në ngasje.
Pret mote të mbyll plagë, rrënqethet, s’haron
Zemra ime plaguar, mijra copash, në plasje!
Mos, në paç Perëndi!… Ç’kërkon dhe e zgjon?!

Mos të thashë!… Mos, sa s’është vonë!
Jetët tona, s’janë zarre… t’i luash ndër duar.
Mos bëj, sikur s’ndjen. Mos bëj, se s’kupton!…
Në altar pritshmërish, lulet janë shkrumbuar
Lotët që kam derdhur, s’i mbanë gjallë, më beson?!
Lere dashurinë të jetojë dashuruar
Mos nënshkruaj fundmorrtin e saj, më dëgjon?!

 

Koleksionist

Fillova të koleksionoj trëndafilë edhe lule nga fotot
pikturat, gjithandej.
I ruaj. Ngjyrat mos haroj dhe sidomos aromën…
Kur lulet ti kenë vrarë në gjithë botën,
të pavyshkura, kujtimesh t’i gjej!

 

Takim ëndërror

Gjijnajash të ”pritjes”, Ti e dashur, dil prit!…
Gjithë të “dua”- t, pathëna, t’i shkrova në letër.
Lejlekët, dallëndyshet, kanë marrë arrati.
Veç brengë-drithërimës, s’më mbeti gjë tjetër…
tek, dimra vetmish kreshpërojnë me mërri.
Letrën, me të “dua”-t, haruar, bëra varkë
Dil, prite e dashur! Do ta nis me patjetër!
Endërrmakthesh më shoh, vet i dytë
me ty larg… haruar, si një ninullëz e vjetër!

E lash letrën lehtë, ëmbëlsisht përmbi valë.
Mbi valën puhiz, detit kaltëruar…
Dhe nis, përgjërohem, mos shndrohet në dallgë
Ju luta dhe erës, mos fryjë e marruar
Dhe më mbyt të “dua” – t, të pathënat fjalë!

Dhe thashë… dhe thashë! Edhe fola… e fola
U lodha!…

Një rreze dielli, hyn fshehtaz në dhomë,
m’u ul lehtë mbi qerpikë.
U zgjova!…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s