Poezi nga Vullnet Mato

Poezi nga Vullnet Mato

 

ATAVIZMA NGA MUGËTIRAVE PRIMITIVE

Në mugëtirën e hershme, njerëzit nuk zinin pusira,
të vrisnin njëri-tjetrin, pa lindur mosmarrëveshjet.
Ata sajonin armë primitive, vetëm të vrisnin egërsira,
t’u hanin mishin, t’u rripnin lëkurën për veshjet.

Punën e ndyrë të vrasjes e nisën pa shkaqe armiqësie,
po se u lindi lakmia, për rezerva ushqimi dhe lëkurash.
Atëherë përsosja e armëve nevojitej për dy lloj gjuetie,
për vrasje kafshësh dhe për shfarosje burrash.

Derisa njeriu e shihte veten paralel me rangje kafshërie,
vrasja u bë puna e parë në tërë veprimtaritë gjakësore.
Gratë nuk i vrisnin, se u duheshin, veç lindjes së fëmijëve,
për të pjekur shpellave mishin dhe rrënjët barishtore.

Kur mbuluan shenjat e trupit me lëkura sorkadhesh,
gratë u bënë më të bukura dhe hyri krimbi xhelozis në burra.
Kureshtja si mund t’i kishte femra e tjetrit nishanet,
bëri që meshkujt të suleshin, për të rrëmbyer gra të huaja.

Vrasja e grave filloi të dukej në fiset e komunitetit primitiv,
vetëm ku u bënë pronë vetjake, e burrave me fuqi muskulore,
që ndonëse me punë të barabartë, në aktivitetin produktiv,
zunë të ushtrojnë forcën fizike, kundër dobësisë femërore.

Egërsia vrastare e grave, në kohën e sotme të modernizuar,
që shfaqet te disa burra, ka mbetur si atavizëm i shëmtuar…

 

NUK DUA TË SHKOJ NË PARAJSË

S’dua të shkoj në parajsë, por në hapësirën kozmike,
ku një vrimë e zezë jehon në SI bemolin e notës muzikore.
Të pjek në atë furrë hyjnore, bukën e frymës poetike,
ndryshe parajsës, ku shpirtrat dëfrejnë kotësinë qiellore…

Jam njeri, që s’më ka pëlqyer kurrë qetësia e shurdhër,
por jeta e zhurmshme me dallgëzimet e forta të stuhive,
që më ndezin shpirtin e frymëzimit, si në një kudhër,
ku rrihet e kalitet çeliku, që u bën ballë padrejtësive.

S’dua t’i kem të dhjamosurit sërish mbi kokën time,
edhe kur të lënë dhjamin, për krimbat e uritur në tokë.
Se ata që më hëngrën djersën e gjakun me mundime,
mund blejnë dhe parajsën, mos të shkojnë në ferr me shokë.

Është e tmerrshme të jetosh përsëri edhe në qiell,
me shpirtra të tillë, që nuk dinë se ç’është mëshira,
po vetëm të mbushin bankat, e të bëhen bosë të urryer,
me mashtrime të pabesa, me narkotrafiqe dhe djallëzira.

S’dua të shkoj në parajsë, por në hapësirën kozmike,
ku një vrimë e zezë jehon në SI bemolin e notës muzikore.
Ndryshe nga të dhjamosuri, që me miliardat në trafiqe,
shpunë në mjerim vendin dhe shtresën e gjerë popullore.

 

NGA DHIMBJET E NËNAVE LOTON QIELLI

Oh, si loton drenusha në korijen e ahishtës,
kur qan drerin kërthi, shqyer nga ujku i natës!
Qan vogëlushin e tretur, në barkun e bishës,
pa shijuar gjelbërimin e gjetheve të panjës.

Oh, si loton nëna e re, barakave të llamarinës,
kur qan beben kërthi, shqyer nga dimër stalaktiti.
Qan vogëlushin që tretet në bark të bokërimës,
pa shijuar të hedhurat e milioner, barkqypit.

Ah, si qajnë nënat fatzeza, brigjeve të njerëzimit,
për miliona vogëlushë të shqyer e të paushqyer.
Lotët e tyre thellojnë vragat thella të shëmtimit,
në fytyrën e lustruar të kësaj kohe, të urryer…

O ju burra shtetesh dhe lakmitarë të pasuruar,
mos lini jetësjellëset, të qajnë vdekjet e fëmijëve!
Se nga dhimbjet e tyre, loton dhe qielli i pikëlluar,
që u sjell katastrofat e përmbytjes së pasurive!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s