TYRAN PRIZREN SPAHIU, NJË KRIJUES I VECANT ME VLERA NË POEZINË MODERNE SHQIPTARE / Nga Vasil TABAKU

TYRAN PRIZREN SPAHIU, NJË KRIJUES I VECANT ME VLERA NË POEZINË MODERNE SHQIPTARE

 

Nga Vasil TABAKU
I vetvetishëm, i thellë, flozofik, njerzor dhe me përmasa poetike të rralla, Tyran Prizren Spahiu, tashmë është një zë mjaft i njohur në vlerat e poezisë modern shqiptare. Krijimtaria e tij poetike është një gjetje mjaft orgjinale, e ngrohtë dhe dominante që zgjonë mendime dhe krijon realitete unikale në ndërgjegjen e lexuesit. Poeti, krijuese dhe esteti Tyran Prizren Spahiu, mbart në universin e tij krijues, mjaft vlera nga melosi i madh popullor.I mbrujtur thellë me nektarin e artit poetik popullor, ne ndërgjegjen e tij krijuese, ka hapsira madhështore që vijnë nga ky univers dhe shëndrohen në poezi modern plot dritë dhe shpirt magjik. Autori është lindur dhe rritur në trevat e Kosovës mitike pranë Prizrenit dhe në vargjet e tij janë të sendërtuara bukur ritmet e valleve të Kosovës, ritmi i poezisë popullore dhe tellësia e filozofisë së legjendave, miteve të Eposit madhështor të Kreshnikëve si dhe kthjelltësia mahnitëse e qiejëve të Prizrenit . Ai padyshim është një mjeshtër i madh i fjalës, një ligjërues poetik i mrekullueshëm, ku fjala gjenë të gjitha ngjyrimet e saj shpirtërore dhe magjike, padyshim që fjala shqip ndjehet mire në ligjërimet poetike të Tyran Prizren Spahiut.

BOHEMI I KOSOVËS

… poet i gdhendur në skulpturën e kohës

Lartëson gjuhën shqipe të bekuar

Në këtë hapësirë

Qëndron mauzoleu i pavdekshmërisë

Të lutem, hidhi një sy.

Bohemi i ulur është në kaoba

Shtyrë nga të dashuruarit.

Kurorëzua nga gjykata mbretërore

Argumentet ka shkruar në mbretërinë e kosovës.

Natyrisht, kjo poezi emblem do të mjaftonte për të identifikuar Tyran Prizren Spahiun, si një krijues unikal me vlera të vecanta, ku dallohet ndjeshëm shpirti i tij i madh dhe i bukur plot përkushtim për Kosovën dhe cështjen e madhe Kombëtare, ku kontributi i tij intelektual dhe krijues është i madh dhe i jashtëzakonshëm. Nuk mund të anashkalohet leht një emër kaq tingëllues në letrat shqipe si Tyran Prizren Spahiu. E gjithë kjo është rezultat i një pune mjaft të madhe krijuese, i një vullneti të lartë me zemër të fuqishme atdhetarie e padyshim një talent i merituar poetik.

VJEN NJË NJERI, NJË POET I VËRTETË QË LË GJURMË…

Tyran Prizren Spahiu vjen tepër I sigurt, tepër I vërtetë, tepër orgjinal, tepër bindës, tepër cilësor, tepër serioz dhe tepër njerëzor…Një autor si Tyran Prizren Spahiu, është patjetër një ardhje mjaft dinjitoze në hapsirat poetike kombëtare. Vlera e këtij autori së pari qëndron tek mënyra orgjinale e ligjërimit poetik, me një zë unik dhe domethënës. Në opusin e tij krijues por edhe më gjerë në hapsirat e Letërsisë modern shqiptare, Tyran Prizren Spahiu, shfaqet me përmasat e një shpirti të madh njerzor. Poezia e Tyran Prizren Spahiut, shpalos një dimension të ri lirik dhe intelektual, social dhe atdhetar. Autori bën kujdes të vecantë për të lartësuar me të gjitha përmasat shpirtin atdhetar, VLERAT E KOMBIT DHE DASHURINË E TIJ TË RRALLË PËR VLERAT SHQIPTARE.Në këtë këndvështrim, Tyran Prizren Spahiu, dominon dukshëm lartësit e një krijuesi me përmasa kombëtare.

Më shtegto drejt diejve

ylberin të përqafoj

në kreshtat e pafund

me sy shqiponjë të shikjoj.

Të shkruash me një përkushtim sublim, patjetër që kërkohet edhe mjë angazhim tepër i madh plot lodhje, devocion dhe dashuri ndaj vendit, njerëzve dhe të vërtetës. E vërteta në vargjet e poetit vjen si një domosdoshmëri tejet e lartë për të dominuar realitetin. Tyran Prizren Spahiu është njëherësh edhe një qytetar i shquar i kohës dhe pa asnjë ekuivok një shqiptar i madh me zemër të fuqishme. Autor të tillë jan të pakët pse jo dhe të rrallë, pasi pikërisht ky përkushtim kërkon qashtërsi shpirtërore, vlera inteligjiencie, dashuri njerzore, forcë emancipuese, vision për të nesërmen dhe patjetër forcën e një talenti të fuqishëm.

 

Tyran Prizren Spahiu

Tyran Prizren Spahiu i ka të gjitha këto cilësi dhe është dominant duke i sendërtuar në letërsi me mjaft ar dhe mjeshtëri. Një vepër mjat domethënëse për këtë është vepra “IKONË” e këtij autore, e cila shënoj padyshim një kolmim të krijimtarisë së tij, me fisnikërinë e rrallë ku autori sjell në vëmëndjen e lezuesit gjith krijuesit e tjerë. Kjo gjë padyshim që është fisnikëri, është devocion, përkushtim, ciltërsi dhe solidaritet me të gjithë krijuesit në rrafshin poetik që autori i solli përmes vargjeve “ikonë” duke ndërtuar kështu një përmendore të rrallë poetike me vlera të jashtëzakonshme, unike dhe cilësore.Tyran Prizren Spahiu është padyshim një poet i madh social sepse në vargjet e tij dominojnë vlerat e kohës dhe të njerëzve, përditëshmëria dhe shpirti i thellë dhe i bukur njerzor, dominon realiteti tronditës dhe të vërtetat e mëdha, ku njeriu kërkon vetveten, kërkon dritën dhe dashurinë, shpresën dhe ëndërrën. Këtë autor, unë e shoh mjaft qart si një AED i madh i të vërtetës, modestisë dhe bukurisë njerëzore.Tyran Prizren Spahiu, është në të gjitha kohët një zë mjaft i ngrohtë i të gjithë njerëzve fisnik, të sinqertë dhe të thjeshtë, ai asnjëherë nuk lëndon, nuk prek, nuk godet, por këshillon, kërkon, ndihmon, udhëzon dhe jep dritën e shpirtit të vet poetik për të ndricuar kohën dhe rrugën e njerëzve të thjeshtë. Ky DEMIURG i madh është kështu një shënjtë që vetëm shenjtëron dhe jep shpresë për zemërat e tronditura që dhembin dhe rënkojnë.

“PRAPA KURRË MË”, NJË ROMAN QË DËSHMONË VLERA DHE CILËSI TË LARTË ARTISTIKE

Tyran Prizren Spahiu është njëherësh edhe një prozator i mrekullueshëm, plot pasion, mjeshtëri artistike, njohje të thellë dhe art letrar të nivelit të lartë. Pa dashur të ndalem në subjektin mjaft domethënës të romanit “Prapa kurrë më”, dua të evidentoj mjeshtërinë shkruese të autorit, vlerat që ai bart dhe pasurinë e madhe metaforike të veprës në fjalë. Tyran Prizren Spahi shpalos me mjeshtëri të lartë cështjet madhore të ditës, ai sjell në veprën e vet kohën me gjithë përmasat e saj, duke ndërtuar kështu një botë të fuqishme mendimi, pskologjie dhe ideshë të mëdha. Filozofia e autorit është e thjeshtë, e kapëshme dhe mjaft transparante. Ai presupozon kështu demiurgun e vërtetë që sjellë përpara lexuesëve, të vërtetën e madhe.Tyran Prizren Spahiu, vjen kështu edhe si një stilost i vërtetë i prozës modern shqiptare, me një këndvështrim mjaft depertues dhe plot ngjyrime psikoanalitike.Ai ndërton një frazë mjaft të qartë dhe ijep ngjyrime artistike me mjaft art, mjeshtëri krijuese dhe padyshim me shumë nectar jetik, Tyran Prizren Spahiu, vjen mes nesh si një prozator dinitoz dhe novator, ku mjeshtëria artistike krijuese ndërthuret me mjaft aftësi me realitetin, kohën dhe njerzit.Romani I tij është padyshim n jë kontribut i vlefshëm dhe serioz në prozën modern shqippe.Ky autor dëshmon se është një krijues puntor, kërkues dhe me vlera të larta artistike bashkëkohore.Në prozën e tij dëshmohet një arritje e re, e cila i jep autorit të drejtën e renditjes ndër emrat më të njohur dhe të aftë të letërsisë së re modern.

MISIONARI I MIRËSISË, POETI I SHPRESËS DHE DRITËS

Krijues të përmasave të larta si Tyran Prizren Spahiu, kanë Brenda vetes “sekretin” e misionarit hyjnor, një dhunti që jeton vetëm tek poetët dhe krijon në shpirtin e tyre një dimension të ri, domethënës dhe tëpër shprehës.Opusi krijues i Tyran Prizren Spahiut është mjaft i gjerë dhe dominues në vlerat që shpërfaq.Poezia e tij lind dritën dhe shpresën, mirësinë dhe dlirësinë, ngrohtësinë që dijn ë ta dhurojnë vetëm poetët e vërtetë,Në këtë këndvështrim, autori është tepër njerzor dhe modest, mjaft konkludues dhe rëalist.Në gjithë rrafshin e tij poetic, dominon ndjenja e lart e frymës së hyjnishme të mirësisë dhe rrezatimit të një dielli poetic mjaft të ngrohtë.Tyran Prizeren Spahiu e di m jaft mirë se cfarë është misioni i poetit në kët botë të mbushur plot padrejtësi, dhunë, varfëri dhe luftra, ku padyshim fjala e poetit është një frymim i shenjtë e shpresëdhënës.

RI-LINDI POETI.

Mirësia e jetes, Ai,

buzëqeshur,

hyri në arenën e gladiatorëve,

veshur modest me laps,

posi…

…dritëza e penës…

Në lëndën poetike të Tyran Prizren Spahiut, një vend mjaft të shtrenjtë zë vendëlindja, PRIZRENI i tij i shtrenjtë dhe i mrekullueshëm.Poeti e ka përjetuar thellë dramën e qytetit të vet, njerëzit, botën dhe ëndërrën e qytetit mahnitës. Nuk mund të ndodhte ndryshe, pasi Prizreni është shëndrruar në krijimtarinë e autorit jo vetëm si një ndërgjegje e dytë, por edhe si mbiemër i tij, si një gjymtyrë shpirtërore plot jehona të shenjta dhe mitike. Prizreni për autorin është vetvetja e tij, është dhimbja dhe dashuria, malli dhe brenga, drita dhe ëndërra, është puthja e parë e drojtur, fshehtësia e përqafimit dhe rrugica ku japi prej gjethesh i vashës zgjonë këngëzat e bukurisë së rrallë. Poeti e përjeton thellë dhe mjaft ngrohtë këtë metaphor të Prizrenit e cila është brenda tij si një psherëtimë që zgjatet nëpër vitet e gjithë jetës së tij.Po këtë vlerë ka Brenda zemrës së madhe të poetit KOSOVA dhe SHQËIPËRIA. Tyran Prizren Spahiu, ia ka kushtuar vetvetën këtyre dimensioneve ardhetare dhe kombëtare, ai është kështu një vetëdije e plotë e gjithckaje shqiptare, e saja që kumton shqip dhe ëndërron shqip, që lufton shqiptarisht dhe ëndërron shqiptarisht, që punon si shqiptar dhe fiton si shqiptar. Ky NJERI I bukur me shpirt të madh, ky bard i mrekullueshëm i fjalës së bekuar shqipe quhet TYRAN PRIZREN SPAHIU, një mik I madh I poezisë shqipe, një vlerë e rrallë e poezisë dhe një krijues me dimensione tronditëse që lënë gjurmë mbi fushën madhështore të poezisë modern shqiptare.

Tiranë Nëntor 2017

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s