“Il funerale senza fine” – remake në italisht e një romani të Visar Zhitit / Nga: Shpend Sollaku Noé

“Il funerale senza fine” – remake në italisht e një romani të Visar Zhitit

 

Nga:  Shpend Sollaku Noé

Një kolonë e gjatë njerëzish me shtyllë kurrizore të thyer, që marshon e ngathët në funeralin e vetvetes. Secili ka veshur, në vend të palltos, arkivolin e vet.
Miliona që tërheqin këmbët zvarrë, që marrin frymë sikur të mos u lëviznin fare mushkritë, që u rreh zemra pa tiktake, me një elektrokardigramë të sheshtë. Sytë e tyre prej zombi nuk shohin asgjë pak metra më tutje. Qielli nuk ka nevojë më për një yll që sjell ditën. Dielli i zi që u është shuar ka lënë pas vetëm toka buzëplasaritura. Netët kanë zëvendësuar edhe ditët: sa më të errëta, aq më të shëndetshme.

 

Janë këto përshtypjet që krijon lexuesi kur merr në dorë në italisht librin e Visar Zhitit «Il funerale senza fine», të porsabotuar nga «Rubettino». Eshte një remake e botimit në shqip, të vitit 2003, të «Funerali i pafundmë». Mbi kopertinën të marrë nga një akuarel i Atjon Zhitit, ky libër quhet roman. Lexuesi apo ekspertet mund ta quajnë edhe poemë, për nga mënyra sesi është shkruar. Edhe nënshkruesit të këtyre rreshtave i duket më shumë si poemë – nje poemë e madhe groteske, në kufijtë e të pabesueshmes, por që arrin të qëndrojë vertikalisht si një e vërtetë e pakundërshtueshme.

 

Visar Zhiti

Nëse Vizar Zhiti e ka quajtur roman do të thotë që ka arësyet e veta; nëse unë e quaj një poemë madhore, edhe unë kam aresyet e mia. Pasi nisem jo vetëm nga forma e përzgjedhur për të shprehur idenë qendrore, por edhe nga leksiku, dendësia e imazheve metaforike dhe mendimi i ngjeshur – tipare tipike këto të një poeme. Prandaj edhe këtu, si në një poezi apo edhe në një shkrim pubblicistk, Zhiti mbetet poet i shquar.
Elio Miracco – përkthyesi i këtij libri, i ka italianizuar kapitujt e tij qoftë nga ana gjuhësore, qoftë edhe në përshtatjen sa më afër lexuesit në gjuhën italiane. Si rezultat i kësaj pune të shkëlqyer, në 160 faqet e këtij libri nuk ndihesh më në Shqipëri, por në një vend çfarëdo, në një botë çfarëdo, të cilën mungesa e gjatë e lirisë e ka trasformuar nga një diçka e prekshme në një funeral që vazhdon edhe sot, për fat të keq. Një funeral apolidësh ku duhet kërkuar ndër fosilet profili i atdheut.

Botuar ne gazetën «Dielli», Boston, 12.11.2017 http://gazetadielli.com/shqiptaret-ne-funeralin-e-vetvetes/

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s