JA, KU JAM, NË 12 NËNTOR!… / Vullnet Mato


Vullnet Mato

 

JA, KU JAM, NË 12 NËNTOR!…

Në majën e Jezercës së Alpeve, u ngjita sot,
për të gjithë ata, që më duan të bëj hije, si lis.
Por edhe për disa, që nuk më shkulën dot,
ja, ku jam, dymbëdhjetë nëntorin, po përsëris!

Ja, ku jam, për gruan time, që më do përbri,
për prindër e vëllezër, që më lanë pas të jetoj,
për djemtë dhe vajzën, që më mbajnë në sy,
për gjithë nipërit dhe mbesat, ja, ku gjalloj!

Për zonjat e fb. që nuk i quaj thjesht mikesha,
se i kam flutura, mbi petalet e vargjeve ditore,
që meritojnë nderim të lartë, si mbretëresha,
Ja, ku jam i gatshëm, t’u dhuroj lule vjeshtore.

Ja, ku jam sot, për të shumtët lexues të mi,
për zërat e ish nxënësve, që dëgjoj shpesh,
për poetët e mirë, që duan të shkruaj, si i ri,
ja, ku jam, për Zotin, që nuk më lë të vdes!

Ja, ku jam për bregdetin jugor, ku kam lindur,
për qytetin pritës, ku me halle u burrërova,
për shokë dhe miq, me buzëqeshje të ndritur,
për Shqipërinë, që duar e mendje i kushtova.

Për librat, ku përgjithësova personazhe jetësor,
për frymën kombëtare të artit, përhapur në vite,
për talentet, që përkund në djep vargjesh cilësor,
ja ku jam, t’u jap dhe frymën e fundit, të rriten.

Ja, ku jam, për të mjerët, që dal hapur t’i mbroj,
ndonëse pa pasur asnjë fuqi arme, e pa grushta,
pa pasur para, si pensionist, lypsarët t’i ndihmoj,
por me fjalën, që godet shkakun, më fort se pushka.

Megjithëse, pa marrë nga shteti ato që meritoj,
pa banesë të ngrohtë dimrit e në vapë pa freski,
pa ikur jashtë shtetit, jetë më të mirë të kërkoj,
ja, ku jam, festoj dymbëdhjetë nëntorin, përsëri!…

 


 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s