Kalendari poetik: Cecília Meireles (7 nëntor 1901 – 9 nëntor 1964) / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Cecilia MEIRELES

Kalendari poetik: Cecília Meireles (7 nëntor 1901 – 9 nëntor 1964)

Poete dhe gazetare braziliane, mbeti jetime qysh në moshën tre vjeçare; e rriti dhe edukoi gjyshja e saj; qe nëntë vjeç kur shkroi poezinë e parë; tetëmbëdhjetë kur botoi librin e parë me poezi. Është e bukur poezia e Meireles, tingëlluese dhe ka një ndjeshmëri të rrallë. E përkujtoj me ca ditë vonesë datën e lindjes dhe vdekjes së saj, sepse datat 7 dhe 9 nëntor qenë mbushur me ngjarje të rëndësishme…kam plot poezi prej saj, të gjitha të mrekullueshme, të ëndërrta, të vërteta. Ja njëra prej tyre:

MBYTJA E ËNDRRAVE

Në një barkë ëndrrat e mia vura
dhe barkën në det lëshova;
sakaq detin hapa me duar,
që ëndrra ime të mbytej.

Të lagura i kam ende duart
nga bluja e dallgëve q’u mbyllën
dhe ngjyrë rërë shkretëtire
nga duart më rrjedh, më kullon.

Së largu era po vjen
nata si duket, acar do të jetë,
në fund barkën do ta shpjerë
me gjithë ëndrrën time të shkretë.

Do të qaj aq sa duhet,
që deti të vijë e të fryhet
ta shpjerë barkën në fund
dhe ëndrrën time ta zhdukë.

Më pas, gjithçka për bukuri do të jetë;
plazhi i lëmuar, ujët të qetë,
sytë e mij tharë e zhuritur
dhe duart copë do t’i kem.

 

BORËRON DASHURI

Ah! Borëron dashuri.
Yll i ftohtë në dorën tënde. Kristal i brishtë, lule e vockël.
Ah! Borëron dashuri.
Hënë e shkretë në vështrimin tënd të kthjellët, zjarr i akullt pa ngjyrë!
Ah! dashuri borëron.
Dimër thellë në zemër. Ngricë ku s’rresht së rrëshqituri…
U vura të këndoj
në vetmi:
Të ftohtët tënd nga qielli vjen, prej meje, prej teje, prej kujt?
S’ka më diell, verë, ngrohtësi?
Ah! Borëron dashuri.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s