MITRO LOPA E TAKOI / Baladë çame nga Koçi Qorri

Baladë çame nga Koçi Qorri 

 

MITRO LOPA E TAKOI

-Mirto, Mitro i vogli im c’u bëre,
Humbe gjithë ditën e tërë,
Mi thave sytë deri në mesditë,
Tek ankthi më thurte lutje te perënditë.
Shpirtin e kam të vuar,
Zemrën të përvëluar.
Aq sa unë e di.
Ndoshta se ndodhitë tek ne ndjellin kuje me shpesh se melodi,
Dhe mendja më te shumen here tjerr ne zi.

Dy re të vogla në qiell i mora për mallkim
Dhe dita e bukur s’po më ndillte shpëtim.

U thanë bagëtia për ujë,
I dëgjoja këmborët që binin me bujë.
Argatët në ara mbetën pa ngrënë,
Ti si nga askundi zënë!?
Ku humbe bir?

-Si të mos vonohesha moj nëna ime,
Kur sheh re në parandjenjë moti sjell trazime.
Takova të Keqen moj nënë,
Në një udhë ku shtigjet conin në dëshirat e mia.
Mbante petka njeriu me një mantel të ri,
Si njoha moshë, si dallova gjini.
U shfaq befas sikur era e solli.
Me nje shikim depertues,
Nisi e më foli me një zë të butë por imponus:

-Unë quhem Marre,
Hajde sot me mua o njeri që njeh punën,
Unë që gjalloj tek ju e nuk shfaqem shpesh në gosti,
Se lakmoj brengën për qëllimet e mia.
Por sot martoj fëmijët e mi.
Ti a mund të urdhërosh të më ndihësh me vullnet të lirë?

-Qe pa feksur drita e madhe mire,
E kur ende gjithshka noton si ne mjegull,
Kam mare udhen me mendjen pezull,
Sa gjera kam ne mendje tek i belbezoj me vete,
Per cfare duhet te bej qe asgje te mos mbetet.
Unë nuk të njoh,
Por ti më lyp ndihmë dhe unë do shërbej me të mirë.

-Kjo fjalë e fundit sikur s’ka kuptim,
Kështu quhet rivali im.
Pse vullneti yt i lirë është mirësi robi im?

-Në qoftë se ka mirësi të sigurtë,
Kjo është liria bashkbiseduesi im i ngushtë,
Kur vepron i lirë cdokush zotëron vehten e vet,
Dhe pas saj dhe gjërat përreth.
Si nisa punen qe ne mengjes,
Tek deshira me ndrinte si ylli i agimit ne pranvere,
Buza s’ma mbante dot gazin shend e vere,
Dhe nisa te belbezoj melodi.
A mund ta mendosh perse o njeri?!
Sepse arsyeja me qendron e lire ne bindjet e saja,
Dhe deshira me bredh si flladi ne maja.
S’jam i bindur i askujt per ate perendi,
Vec asaj qe me ben te ndjehem njeri.
I nenshtrohem vetem dhimbjes dhe kur i dobti lyp nevoje,
Nga njeriu s’kam frike dhe asnje ndroje,
Vec nga fenomeni kur eshte jashte dijeve te mia,
Dhe lojes me pasionet ku nxitimi shtyhet nga padituria.
Dhe veprimi mer udhen e panjohur qe s’di ku te con,
Si nje monopat i pashkelur qe perfundon ne hon.
Kam gjetur sherim te puna “miku” im,
Ku kohes i ve pasionin cka del eshte liri,
Nje gjendje siperore qe jep aq ndjesi,
Sa kur e ndjen per here te pare,
Kupton te verteten pse ron ne kete bote.
Pastaj baris syte gjithkund ku castit i jam,
Ne natyre a bri nje frengjie me xham,
Dhe ndjej qe fryma me ndjek eren,
Sikur rryma shtyn nje shtellunge reje,
Dhe fantazia me bredh si zogu pas “beteje”,
Tek me nje kashte ne sqep zgjon cicerima.
Dhe une them: Vertet cka jetoj eshte e imja,
Dhe pengjet kane rene si shiu ne liqen,
Duke lare shpirtin tim si reshjet ajrin qe na pelqen.
Kam njohur nje bahcevan ne femijeri,
Nje pjelle e te vertetes per ate perendi.
Kerusur gjithe diten e gjate me sy qielli e shpirt dielli,
Mbi pasionin qe ritej bashke me bimet e tija,
Dhe shterpezonte mendimet e keqia…

-Po hiqesh si shenjt zbritur nga hyjni,
Kur ne fakt je vetem njeri.
Qe e ke unin si ujin jeta,
Dhe c’ka thua jane gjysem te verteta.
Bota eshte kjo qe eshte dhe deshirat pa lidhje te mbeten,
Pse ti ke problem me veten.
Telendisur nga moskuptimet e zhgenjimet,
Gjykimi juaj nis te veproje pasi kullot ne viset e mia.

-Me the me pare“robi im”, s’e kuptoj kete per perendi.

-Ti je rob i pamundesise tende o njeri,
Dhe ketu fillon mbreteria ime.
Si mund te kete liri kur sundon nevoja,
Per gjerat me jetike qe nisin nga goja
Nga ketu tamaja jote s’njeh kufi,
E nga ajo mendimet degdisen ne labirinthe e shpesh paudhesi.
Pastaj egua te sundon mendimet qe keshtu notojne ne turbullim,
Dhe ti se di qe aty lind embrioni im.
Pra keshtu bashkesia juaj i ka qellimet kaotike.
Po a mundet qe synimet njerezore te behen nje?
Shaka e madhe!!

-Teme e veshtire bashkebisedues Marre!
Te zene nga pamundesia,
Ti thua te notojme mes nenshtrimit,
Ku nga shtrengesa veset behen zoter te sundimit,
Dhe gjuha e hidhur pret me keq se thika,
Pastaj perandoria e urejtjes ngjitet ne maja.
E dhuna te zgjohet nga skutat e saja.
E vetedija te braktiset si e pavlere.

-Keto qe fole jane thene shume here,
Po duket qe s’kane dhene asnje te re,
Vec ca gjerave qe shihen si ndryshim.
Njeriu perdor nje ide dhe me largon,
Pastaj ai behet rob i idese dhe une rikthehem si ne fillim.
Fjala dhe shkrimi manipulojne robi im.

-Une them gjuha se ne jemi bij te saj,
Kur vjen e ashper sjell stuhi,
Kur vjen e bute sjell fllad.

-Ti po sheh nga une fjale stuhie o i pa fat?
Si metamorfoza ne flutur me shtyne mendimet,
Pra une jam mes flladit kur struken qellimet,
Si gjuhe liturgjie po ne vend numuro.

-S’ka gje ngadale vjen ajo qe do,
Do kohe te dale trashegimia e nenshtrimit,
Ndoshta po aq vite sa epoka e sundimit.
Fjala e dijes eshte liri,
Dhe ajo eshte me plote te njerezit e ditur.
Shih sherbyesit e tu perreth si imponimi i ka coroditur,
Por dhe sundimtari eshte ne gjendje te mjere.

-Ti mendon se dijen e thithin njesoj dhe njerezit e tjere?
Pamundesi absolute o rob i endrres!
Kjo jeta juaj duket si komedi,
Se si sunduesi, edhe i sunduari te ju eshte njeri.
Se dallimi ne formin te ju lind sundimin.

-Ti pra qenke pjella e nenshtrimit,
Me aq pasion flet per tiranine,
Sa syte te ndrine.
Ne tashme e kemi ne fron diturine,
Dhe gjithshka natyra na dhuron vertet na perket,
Kur gjithesecili jeton i lumtur boten e vet.
Ata qe kane fatin te jene “siperore”,
Ti kycin veset se eshte me mire per ta,
Ne nje bote qe sherbejne dhe ju sherben sikur duan ata.
Por sot qe ke gezim je “ denuar “ te besh mire,
Te lutem tani a mund te me lesh te lire?

-Me thua per dicka qe s’eshte e llojit tim,
Ne hijen time vetem shtrengesa ka kuptim.
Per fatin tim po perdor gjuhe te veshtire,
Pak te kuptojne, per mua me mire.
S’kam frike persa gjykimi dhe veprimi jane ende foshnjor.

-Mos u shqeteso, pse ngrehinat tona duan mendim paqesor,
E ndjej qe qasja ne te te sjell turbullim.
Sikur durimi dhe puna te ngjallin trishtim.
Pastaj gjallesat duan uje,
E njerezia ne ara buke?

-Me dhe fjalen, s’do me ndihmosh?!
Te ftuarit i kane gotat bosh,
Mbushi me raki dhe vere,
Te festojne dasmoret njehere,
Pastaj je i lire.

“Shume vajza silleshin perreth,
O nene cfare bukurie dergjej atje!
Shkembenin me mua shikime qe thyheshin perdhe,
Me qeshje ledhatare sodisnin.
Syte aq i perpelisnin,
Saqe qerpikeve qe tundeshin u ndihej ferferima.
Tundimi me sulmoi si vetetima,
Por s’ma mundi dot deshiren per tu ndare me nder,
Tek sherbeva te gjitheve raki dhe vere.
Gotat e dasmoreve u mbushen si asnjehere,
Vetem Marre qendronte hijerende,
Me kupen e gostise ne doren shtrire.
Une i pushtuar nga deshira e mire,
Renda ti shtij ne kupen e gostise.
Po s’munda nene!
Terheqja per gjerat lene ne mes s’linte nge,
Edhe pse tundimi brente si rreke,
Dy-tre perpjekje por thjesht pamundesi.
Po si mundej te mbushej kupa e gezimit,
Ne doren qe zgjatej nga pjella e mallkimit?!
Pastaj deshira sikur mu tulat,
Dhe mu duk sikur jashte nisi shiu.
Qielli filloi te hidhte litare,
Por mendja ime gjallonte si e vrare,
Tek dora ende dergjej shtrire,
Dhe mbushja e asaj kupe u nis te behej fati im,
Sikur ma thoshte me sy:
“Mbushe skllav qe te fitosh lirine,
Ani pse ketu ke parajsen, pervec asaj qe do.”
Po filloja te ndjeva dhe trysnine neno,
Tek rrethanat shpalosnin embel qetesine.
E dilema qe nisi e forte po me gryente maturine,
Sa deshira u bjerr dhe une rashe ne dore te asgjese.

“ O fati im rrokullisur qe tashme re ne qetesi,
Nën një dorë ngrehur si shpatë,
Që duket sikur ruan të ardhmen time.
Dhe unë jam thjesht soditës i jetës sime.
Dhe tashmë më shtyn në dilemë,
O të ndjek shtigjet e vështira të mundit për triumf e fitore,
O të dredhoj e manipuloj dobësinë njerëzore.
Unë jam pionier i së parës por forcat më shteruan,
Dhe në rrugën e së dytës dëshira më vuan.
Nuk kisha c’të bëja?
Vetëm zëri më erdhi në ndihmë:
“O zot, brita,
A ka forcë hyjnore vec mundit që kam,
Në këtë cast kur jam dhe s’jam?”

Papritur nëna ime sikur fjalën time e dëgjoi,
Ballas u shfaq Shën Maria,
Njerëzit përreth zunë të ngasherehen në lot,
Shenjti i mblodhi lotët një nga një si lengun e jetes,
Dhe gota e Marres u mbush plot.

-Të zestë njerëz,- thashë në mendime,
Qenkan njesoj në dilemën time!

Pasketaj Marre e turbulluar për humbjen tha me qesëndi:
-Mund të me ikësh o njeri,
Por ti e sheh që unë egzistoj,
Persa plagen e hapur fjala e kuroj.
Nga c’ka thua nuk trembem,
Vetem nga pasioni i punes shembem.
Përdore idenë e radhës për triumfin e ri,
Por ta dish, aresyeja minore qe do zot bie lehte në skllavëri.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s