Parathënie e librit me tregime “NOSTALGJI E HIDHUR” e autores Fatbardha Alimeta / Nga: Milianov KALLUPI

Parathënie e librit me tregime “NOSTALGJI E HIDHUR” e autores Fatbardha Alimeta
 
 
Nga: Milianov KALLUPI
 
Fatbardha Alimeta është lindur në Librazhd dhe po në këtë qytet mbaroi shkollën tetëvjeçare dhe të mesmen. Aktualisht diplomohet në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, në degën “Histori – Gjeografi”.
Është e martuar e me dy fëmijë. Hobi i saj është piktura dhe parapëlqen artin skenik. Merret me shkrime publiçistike dhe drejton Shoqatën “Gruaja ndryshe”
Në librat e saj me poezi “Botë që nuk e ndjej” dhe “Shpirti im më përket mua”, spikat mendimi, ndjenja dhe feminiteti i një poeteshe tashmë të formuar ku në qendër të tematikës së saj parashtrohen problemet shqetësuese të kohës, të formësuara këto me intimitetin dhe lirizmin e hollë.
Edhe në vëllimin me tregime “Nostalgji e hidhur” Fatbardha, duke cekur jo përciptazi, por thellë problemet më emergjente të kohës ngrihet mbi to, dhe nëpërmjet qëndrimeve të personazheve (përgjithësisht femra), ajo mishëron një vizion të gjithanshëm se si mund të guxohet, luftohet e fitohet përballë pengesave konservatore e mesjetare, që e trajtojnë keqas dhe e nëpërkëmbin femrën si të ishte një plaçkë tregu dhe jo si njeri me shpirtin e madh e të ndjeshëm, me botën dhe personalitetin e saj.
E veçanta e këtij libri është se autorja subjektet e tregimeve i ka marrë drejtpërdrejt nga jeta.
Heroinat e saj janë jetësore sepse në tregimet çdo skenë, çdo përshkrim, çdo hollësi është dhënë gjithmonë lidhur me zhvillimin e jetës dhe me reagimet emocionale – psikologjike të këtyre heroinave.
Gjuha e tregimeve është plot ngjyrime. Stili është i kapshëm dhe me variacione të nuancave kuptimore ku edhe mesazhi shpaloset i qartë, duke e vendosur femrën në rangun që i takon.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s