Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima

 

***

Nadja asht ngjizja e Zotit
n’barkun e natës,
e lind aq natyrshëm pa u shpi brinjësh,
tue e derdhë vesën mbi bar
t’pashkelun.
Asht mëkati i engjëjve.
Dukuria ma hyjnore
e krijueme me lind nëpërmjet polenit t’qiellit
n’rreze prrallore ,
diellin…

Oh sa m’ka shkri,
tue depërtue ndër vena t’syve me qetësi vezulluese.
Pa i çilë mirë kam mëkatue
e papendueme
i jam falë!

 

***

M’ke msue g’juhën e syve,
t’atyne syve që ndezin
simfonitë,
çmendin violinat,
kalamendin kitarat
e u bien tambureve t’zemrave..

Veç mue
m’ke msue g’juhën e pafolme!

 

***

Me të kërkue gur mbas guri,
mur mbas muri
mermer mbas mermeri…nën rrasë.
E me të dashtë
vdekje mbas vdekje,
jetë mbas jete veç me nji dramcë shpirt,
mbi nji mal heshtje.

 

***

Ideja e ikjes ka gjithmonë shije të athët,
gjumë të randë,
lot të heshtun,
mendime të ndershme,
guximin e të vërtetës.
E ti zgjohesh nadje
me dy tre thinja ma tepër,
dramën me nji akt,
zhurmën e shiut
dhe andrrën e krisun në sirtar.
Murlani të than ftyrën
shiroku të lag,
Ironia e fatit
numri 3 e Premte.
Asgja , as mbarë as mbrapsht
veç kambët e tueja ndërrohen
në rrugët e një qyteti që hesht.
Në trupin e mpime të një grueje që qeshë
e tallet me fatin e vet.

Më pëlqen ideja e ikjes
ma fort se ikja vetë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s