Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

JASHTË KONTUREVE

Ai, nuk është i vetëm.
Edhe aty ka
duel të heshtur dhe
i heshtur
përshtypjeve mbetet
ndershmërisë?…
Edhe aty edhe aty
krijohen
të vetmet…, përshtypjet
dhe shijet?!…
Ndërrohen ndjesive
dhe aty ruhet
hipokrizi?… Këmbëngul
shijes
përvojë dhe gjuha
shëmbet
embëlsisë… privon
gëzimin dhe
ç’ thuret ai!… Vetëm ai
lartëson
duelit!… Mbetet
i heshtur
hipokrizinë konkuron
mbi mendimin
shtrijmë!… Ç’do vështrim.

 

MASHTRIMIT

Na shumëfishojnë!…
Provokimesh
dhe një gjykim?… Mohues
nuk do ta mbroj.
Nuk do qëndroj!…Lirisë
aktoreske
ç’farë cilësi!… E ulët.
Një fshehtësi
që më dhunon. Dhe ndjenja?…
Shtiret!…
E pa virtyt…, në formë
e gdhëndur
e pa përshtatur, kulturë
etike?…
Ç’farë ndjesi!…
Zhgënjim
mbi një ledh të tradhëtuar!…
Mos ma kërko.

 

NDJENJË

Μe verën e ngatërova
gotës
kur zbrazja!…
Në ç’do deshirë dhe
një mundim
i turbulluar në program
mendimit?…
Heshtur, në mohime
vere
po lija… egzekutimet?…
Derdhur
μεσ ndjenjave, kapërcej
joshjet!…
Fuqive po devijonin!…
Në një përqafim
rrethuar, mes buzësh?…
Përplasur
sa shumë!.. Përplasur
në shumë
ndjenjë, a e ndjen?…
Të tejkaluar
joshjeve qëndron
kulluar
hapem!….Pa dialogim.

 

PA KONKURIM

Ky rrezatimi!… Përplasjeve
më gdhihet
mes fshehjeve të tua!…
Si një oxhak
i ndezur trupave qiellor
në kundërshti
shkëlqimesh, më sundon!…
Pa konkurime
në kandidime dhe shkrepje
mes flasheve
qeverisjet!… Pa shpirt
më mundin
shkrepjet e dritave të stisura
në okazione
nuk i duroj por, shkëlqimet
që dhurojnë
dhe falin, syt e tu?…
M’i fal!…
Ndër më të fortit rrezatim
Më bashkvepron
buzëqeshjet?… Zbulojnë
diellin!…
Sa dritë të dha dhe të dhuroi
frymëmarrjet e tua
nuk kanë as njohin konkurim
në gjerësi
gëzimesh!…Qëndro dhe
po t’i tejkalosh
mes dritës, tejkalo!… Dritën
në ndjeshmëri
përshtatu!… Në ndritshmeri
të sipërfaqesores
nuk mundem të lundroj
po do qëndroj
mes dritës derdhu!… Rrezatim.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s