Poezi nga Marjola Saliu

Poezi nga Marjola Saliu
 
 
Njëzeteshtatë…!
 
Njëzeteshtatë hapa të marrë,
që larg më mbajnë nga ti
Njëzeteshtatë hapa të mjerë,
që pse s’ bindem ti bëj s’ po di.
 
Njëzeteshtatë metra më shumë,
që më duhet ti shqis prej vetes
Njëzeteshtatë mijë të qeshura
të humbura në luginat e dhembjes.
 
Njëzeteshtatë ura të gjata
që me duhet të ndërtoj për tek ti
apo më mire njëzeteshtatë humnera,
që dhe kur të dua mos mundem dot të vij.
 
Njëzeteshtatë të qeshura më pak
nuk mundem dot t’ja lejoj vetes
I kam fituar ato me gjak
Diku aty, njëzeteshtatë hapa afër dhembjes…
 
 
 
Hapi krahët dashuri
 
Hapi ti krahët dashuria ime
e fort pas vetes më shtrëngo
Fali pak ngjyra ti jetës sime
errësirën prej zemrës ma largo
 
Hapi krahët ti dashuri
dhe me një frymëmarrje më mbështill
Dritën sot Universit merrja ti
edhe gjithë yjet në dhomë mi sill
 
Hape zemrën, me erën lëre të fluturojë
mbylli pra sytë e frikë mos ki
Dielli që vdiq, nesër sërish do agojë
e mbi një rreze dhe unë tek ti do t’vij
 
Hapi krahët e imja dashuri
e fort pas vetes më shtrëngo
Mbi një rreze dielli për tek ti po vij
ndaj ti të më duash mos harro!
 
 
 
A ti kam thenë të gjitha…?!
 
A ta them aq sa duhet, të dua biri im!
Apo nuk thuhet kurrë mjaftueshëm dashuria?!
A ta kam thënë ty me çdo qelizë,
që je ti dielli i ditëve të mia?
 
A ta kam vizatuar me çdo pikë gjaku,
me cdo rrahje zemre a te kam folur?
Që ti e rinon shpirtin tim të plakur,
që i mbush me limfë syte e mi të lodhur!
 
A ti kam thënë të gjitha fjalët?
Të gjitha puthjet që ti meriton?
Ajo dora jote mi shëron gjithe plagët
Të them sa të dua fjala nuk mjafton!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s