Poezi nga Muhamet Mustafaj

Poezi nga Muhamet Mustafaj

 

Ç’është kjo lamtumirë

Kur ty të merrja në gji
Dhe të shtrengoja fort
Ti më buzëqeshje
Dhe më përqafoje
Më thoshe “dielli im o zot”.

Kur për ty ndaja kothere
Dhe të mbuloja
Me këmishen time
Më tregoje ëndërra
Nga parajsa
Dhe më quaje “nëna ime”.

Kur ti qaje
Unë ndjeja dhëmbje
Kur ti qeshje
Mua më hapej zemra
Kur ti ecje
Unë fluturoja
Kur ti flije
Unë zgjuara qëndroja.

Dhe tashi që u rrite
U bëre burrë
Pak e vështron
Nënën tënde
Të mbështetur për murë.

Pse më shikon vëngër
Syri yt ,syri i ndritur
Mos ma lëndo zemrën
Aq shumë të jam mërzitur?

Kur më duhen sytë
Ti mu më vërbon
Kur më duhet përqafimi
Ikën e më harron.

Dhe tash ne prak të shtëpisë
Më thua lamtumirë lamtumirë…

 

Bletë

Bletë
Ti e di më mirë
kjo heshtje ku na dërgon,

Te lutëm,zgjohu
thumbom
plagët mi shëro.

 

Jo, jo nuk prita

Nuk prita, asgjë të mirë nga ty
I strukur pran teje por si hije,
Aq gjatë ti që më solle vetmi
Që s’më dhurove një qik shkëndije.

Jo nuk prita asgjë të mirë nga ty
Valë liqeri që përplaset bregut,
Në ëndërr më qfaqëshe sikur te di
Në rrethin e ngusht ne mes te ferrit.

Jo,jo nuk prita asgjë të mirë nga ty
As me lulet e bardha pranverore
Më çfaqeshe mjegull e dendur me stuhi
Imazhë me buzëqeshje gjarpërore.

 

Ti eja

Ti eja, me pranverën e parë,
sapo dëbora të kenë shkrirë
ti eja, më shuaj këtë zjarrë
mos më lë më në humbëtirë.

Ti eja, me erërat e vjeshtës
pa poterë ashtu e heshtur
ti eja, me pjalmin e pjeshkës
homazh bëri fytyrën së zbehur.

Ti eja, me dimërin e ftohtë
buqetë lulesh thur kurorë
do të kërkoj nga i madhi zot
të të shtrydh porsi dëborë.

Ti eja, e mundur nga perëndija
feniks të ringjallem përsëri
ndoshta të të sjell stuhia
ti eja, prap tek sytë e mi.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s