Poezi nga Zyrafete Manaj

Poezi nga Zyrafete Manaj
 
 
DHE NGA ATDHEU
 
Në strajcën t’ime të kozmetikës
Buzëkuq nuk ka,
Nuk ka as lapës për sy
As tush të zi çërpikësh
As parfum Parisi.
 
Për këtë
Ç’do të thonë zonjat “madam”…?!
 
Unë u them
Po ka dhe nga atdheu
Që e bart pas
Kahdo që endi trupin tim.
 
Me mungon dhe pallto e dimrit
Trikoja e trashë me lesh delesh
Çorapet
Ato kur nëna m’i dha ditën e arrestimit.
 
Ah…! edhe ato më mungojnë
Por s’ka gjë
Nuk ka jo,
Se strajca e mbushur me dhe nga atdheu
Palcë dhe shpirt m’i ngrohë.
 
Në strajcën t’ime të kozmetikës
Nuk ka pudër nga Stambolli,
Nuk ka as medaljon ari
As brushë e pincet vetullash,
Por aty ka një grusht dhe nga atdheu
Që njom shpirtin
Dhe ngrohë ashtin në ditë acari…
Ai grusht dhe nga atdheu.
 
 
 
STINËT E MIA*
 
Njëzetepesë pranverat s’i njoh për të miat
Se digjet lulebora nga hija e mallit
As krah dallendysheje nuk rrah këndej kah pragu
Syt verbue malli.
 
Njëzetepesë vera me vapën përcëlluese
Rrugëve të botës kalimtare regjur
Me gëzime për shkuarjet
Puthjet me atdheun
Ujitur me lotët e ndarjës,
mos’harrimit.
 
Njëzetepesë vjeshta mbledhur në thes
Ngjyrat e dhimbjes ndezur nëpër mote
Për gëzimet e sofrave në mungesë
Vrapin e rrugëve, për ti zënë ndarjet.
 
Njëzetepesë dimra nëpër zemër
Ashti nën mrizin e akullit
shoqe me mallin
Përshpërit tregimin e paharruar
Qysh shkuam, si i lamë, a do t’i mbërrimë për së gjalli.
 
*Njëzetepesë vite kurbet!
 
 
 
GËRSHETI
 
U ktheva me ty dhe kohën serish
Arnova ditët e grisura
Gjeta vetullat, sytë,çerpikët
Flokun e paprekur.
 
Gërshetin që mori koha pastaj
Dhe valët e jetës bashkë me të
Silueta ngrihën në sytë e mi
Hije gjithandej.
 
Pse ikin kaq mizorisht motet
Shkëlqimi bashkë me to
Errën mbrëmjet grysen mëngjeset
E koha-kohën se njeh.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s