FUNDI I NJË ENIGME ‎ / Pjesë nga romani “Fate të trashëguara” të autores Lela Kokona Dardha

 

FUNDI I NJË ENIGME ‎

 

Pjesë nga romani “Fate të trashëguara” të autores Lela  Kokona Dardha

Stuhia kishte fshirë tërë pluhurin e rrugës dhe pemët e larta shkëlqenin te gjelbra e të freskëta nga shiu në atë qytet. E ulur në një stol,në një park të atij qyteti, mu shfaq një vizion,një ngjarje që më kishte ngjarë pikërisht në atë vend,kur shkoja për në shkollë.Mu kujtua një person, i shkurtër i dobët që mu afrua duke më thënë:
— E kujt je ti moj vajzë?
— Pse? E pyeta e trembur,pasi në sytë e tij lexova një urrejtje,si një hakmarrje.
–Mos je vajza Xhulias ti?– Në çast mu fanit si një djall.
— Jo,– i thash ,me gjysëm zëri dhe guxova tia shihja sytë, pasi ngulmonte .
–Çfarë kërkon nga unë ? — iu drejtova e frikësuar.
–Hë i ke qejf frazat gjysmake,ëëë?Të iku zëri ëëë? — Nuk po gjeja asnjë hamendësi për përgjigje.
–Ju kërkoj ndjesë zotëri,por nuk njoh ndonjë xhulia! — mora guxim dhe e kundërshtova me forcë.
— Por, dëgjo,i thuaj asaj putanës tënde, se tani është radha jote moj tirane dhe shpejt madje!Do të shtrëngoj me vargonj,që të mos më ikësh si jotëmë!– U ngrita të ikja me vrap.Ai park në mes të qytetit, mu duk si vend i izoluar,i rrezikshëm.
— Ti ik,ik ku të duash,por nga vetja nuk ikën dot! Kudo që të shkosh,bija e putanës je,kështu do të thonë,hidhu përpjet po deshe,pjella e saj je! Do t’ju ndjekë derisa të jem gjallë dhe po vdiqa unë,do ju ndjekë pjella ime,”Djalli” i ri! — U largua me një ngërdheshje,duke fërkuar duart.
–Vetëm kështu mund të lahet borxhi,moj tirane! –më tha ndërsa largohej duke kthyer kokën pas.U ula e nisa t’ i lutesha Zotit me pëshpërima,që më shpëtoi nga ai monstër,kanibal apo djall,se ashtu e quajti vetë veten dhe pjellën e tij.Nga forca e lutjes që bëra ,sikur mu largua ajo frikë, gati reduktova gjysmën e frikës.
— Çtë ketë qenë vallë ky njeri? Mos vallë vërtet e njihte ai nënën time apo koeçidoi emri saj në gojën e tij?– mendoja me vete.Shikimi i tij ngjante si shqiponja, që gjuan gjahun e saj me shqisën e shikimit.Mundohesha që gjoksi im i sfilitur me brenga të mëdha,të lehtësohej nga fërgëllimat,përndryshe zemra e mjerë e plagosur dhe e vetmuar,do të pëlciste si një zog me flatra të këputura..Qëndroja në atë stol me djalin në dorë.Xhorxho, burri im,qëndronte ulur e vazhdonte duke tymosur një cigare.Erdha me këmbë në tokë dhe u ktheva nga Xhorxho,
— Po mbaje pak djalin!Se nuk po kuptoj çpo ndodh me mua! Disa imazhe mu shfaqën papritmas.-i thash gjithë nerva sikur ishte faji i tij .Kaluan disa javë e më duhej të çoja te mjeku djalin ,kisha kaluar natën pa gjumë nga kolla që spo e lente të qetë. Nuk kisha kaluar shumë metra,kur dëgjoj disa hapa që më vinin nga pas.Ishte një rrugë pothuajse e vdekur, pa lëvizje.Fillova të përkëdhelja djalin që nisi të qajë serish .Hapat nga pas ,sa vinin e shpejtoheshin më shumë.Fillova të nxitoja dhe unë. Çtë jetë vallë ky person që më ndjek?Fillova të shqetësohesha.Ai s’kishte ndërmend të ndrronte drejtim.Mendja më çonte në ato labirinthet e fshehta,ku mundohesha gjithë jetën ti fshija e të mos i zgjoja ato ndjenja frike e ankthi,që kisha kaluar në atë pjesë të madhe të jetës time ,në atë moshë të fëmijërisë.Atëherë, dozat e dyshimit se mund të ketë lidhje me atë natë të mallkuar përdhunimi ,filluan të më shtoheshin.Ky me siguri kërkon një terren të përshtatshëm për të më kapur, — mendoja e trembur me vete.Ndjenja e frikës dhe e pasigurisë po më pushtonte keq.Fillin e mendimit ma ndërpreu ai duke më thënë :
— ” Më fal të lutem moj vajzë, desha vetëm të të pyes ,vajza e Xhulias je ti?
— Jo more zoteri,e ke gabim! –,dhe nisa të vazhdoja rrugën.
–Po të lutem moj,për atë Zot,nuk dua të të bëj keq, vetëm të flas!.- vazhdonte ngulmonte ai.
— Ti më kujton një person, që kam një kujtim të trishtë me të.Jam interesuar të di se ku është,si i ka shkuar jeta asaj të pafate.Atëherë, dozat e dyshimi se mund të ketë lidhje me atë natë të mallkuar përdhunimi në fëmijëri,filluan të më shtoheshin.Përmasat trupore të tij, përkonin me të atij kanibali,monstre.Shikimi i tij më trembi.O Zot! A thua po përsëritet historia e njejtë për mua?Dosja e përdhunimit kishte mbetur e hapur,nuk u zbardh, mbeti pa autor.Mora rrugën për të shkuar në polici.
— Më ke keqkuptuar moj vajzë!– Ai filloi të tregonte ngjarjen dhe arsyen pse më ndiqte:
— “Kam qenë druvar,prisja lëndë drusore në pyll e ua shisja ndërtuesve që ndërtonin shtëpi.Atë ditë,kisha hipur në një pemë e po sharroja një degë.Dëgjova një zë fëmije dhe një zë burri që ulërinte,shante ,s’ po merrja vesh.Pas pak u duk një grua te 16- tat.Ishte e bukur me një trup të ngjeshur e me plotë hire,me linja trupi të bukura. Vraponte me një fëmijë në krah. Dëgjova një klithmë të fortë:
–“Jo,jo,o Zot më ndihmo nga ky vrastar” — ishte i shoqi që i tërhiqte djalin nga krahët e saj.Ai i thoshte :
–” Është djali im ose po e more ,do ju vras të dy!–Mori një dru në dorë dhe e goditi nga pas Xhulian,por Zoti e ndihmoi atë vajzë që e kapi pak ai dru. Qante djali, qante dhe ajo e gjakosur.Djali i ra nga dora,ajo ulërinte :
“Simone,Simone!– Po bëhej një betejë për jetë a vdekje.Atëherë,nuk durova më,zbrita nga pema dhe me sëpatën në dorë,iu drejtova atij,ti prisja një dorë apo këmbë,: të shpëtoja atë vajzë e djalin e saj nga ai vrasës.Ishte një trim me gratë, se me mua nuk ia mbajti.Bëri një të vrapuar dhe nga sytë këmbët.Xhulia nuk di ku e mori atë forcë,energji ,që nisi të vraponte rrufeshëm.E ndoqa nga pas,fryma po i merrej,kujtoi se do abuzoja me të.
–“Për hir të Zotit mos më prek,as mua e as djali.!Më mirë më vrit!– E terë qenia e saj dridhej,dukej sikur dridhej e tërë toka nga drithërimat e saj.
— “Mos u tremb moj bijë,dua vetëm të të ndihmoj”-i thash dhe mora djalin në krah dhe e shoqërova deri te rruga e hipa në makinë e nuk di më për fatin e saj.Mendja më bëri një paralele me atë ngjarje në parkun e qytetit të ulur në stol.Çtë jetë kjo vallë,ndonjë rastësi? Prap emri i mamit tim!?Ai e tregonte kanibal,monstër atë burrë,ndërsa babai im nuk është i tillë! Ç’është kjo Xhulia që po më vjen si një hije në jetën time,herë si mëkatare e herë si ëngjëll?Ai që shtoi më shumë dozat e dyshimit ishte emri i vëllait tim, Simon.Një vello misteri kishte fashitur tashmë unin tim.Nata kishte filluar të tretej,dielli po përkëdhelte gjithësinë kur arrita atë ditë në shtëpi, por tashmë te nëna.Pa trokitur ende në derë,dëgjova një debat tejet të ashpër mes nënës dhe vëllait,Simone.Lotë të hidhura të nënës derdheshin pa pushim,prej akuzave të thëna nga i biri. Vura re pëshpërimat e saj tek i lutej Zotit.
–“Mundohu moj bijë ti ulësh vëllait tërbimin e pakuptimtë” — mu drejtua nëna me një zë lutës.Ai vërdallisej nëpër shtëpi duke mërmëritur me vete.
— Ka njerëz që e kanë synim në jetë,vetëm të lëndojnë të tjerët, po këta njerëz nuk meritojnë tu thuash as emrin e as të harxhosh energjinë e nevojshme për ta.Të lumturohet tjetri nga brengat dhe dhimbjet e tjetrit?!Përpiqen që të pështyjnë yjet, se nuk janë të zotë t’i arrijnë.!
–Dëgjo Lea, –mu drejtua mua,
— Kjo ndodh, se na ka mbajtur sekrete,është egoiste, nuk mund ta pranoj te nëna ime një sjellje të tillë!
— Si është puna Simone,pse je kaq i acaruar?– i thash e habitur.
–Jo këto fjalë për nënën sti pranoj!
–Mos më gjyko mua,por nënën tënde! Të vjen keq ëëë? Po kjo hiqet si viktimë para nesh,–fliste i skuqur i tëri. Po pse sillesh kështu me mamin? – i thash me një ton zbutës e lutës.E di ti Simone ,se ajo jeton me gëzimet e shqetësimet e tua,dëgjon meveshët e tu e sheh me sytë e tu?Ai vazhdonte të shihte nënën me zemërim e neveri,e i fliste me një ton çjerrës e ironi therëse.I fola me një zë të akullt dhe se e dija se zëri im po binte në vesh të shurdhër.E ndjeja se ai po vuante në shpirt,ishte tepër i tronditur,por vuajtja e tij ishte tepër agresive dhe nuk të frymëzonte mëshirë.Ai puliste qepallat dhe zgjaste buzët përpara sikur donte të uluriste,më fuste tmerrin.Shihte nën vetulla e dukej se diçka e gërryente,dukej i lënduar,i zhgënjyer,sikur kishte humbur besimin në mbarë njerëzimin.Po rrija në pritje ,të kthente zemërimin në falje,e të bisedoja qetësisht se çfarë kishte ndodhur mes tyre,pse ndjehej i fyer!?Mbi dollap, më zuri syri disa lodra të cilat lidheshin me kujtimet e ëmbla të fëmijërisë,të cilat i kisha parë shpesh nëpër ëndrra.
–Simone,i mban mend ato lodra kur luanim bashkë? –i fola duke menduar se ia dola mbanë synimit.Ai filloi të fliste me nervozizëm për atë kohë,shprehte xhelozi sikur ishte e tashmja ajo kohë e fëmijërisë.
— Po Lea, e kujtoj,si mund ta harroj? Ti më ke bërë që unë të vuaj shpirtërisht,të gjithë të përkëdhelnin vetëm ty, mami, babi,të gjithë…,nuk guxoja të ngreja pak zërin apo të ngrija dorën mbi ty.Një trokitje dere më bëri të shkëpusja vëmendjen nga pakënaqësitë e tij.Ishte babai. Më ra në sy një fletore që mori Simone në dorën e tij,e pash me dyshim nga mënyra sesi e ku e kishte futur.
— Po këtë fletore çe ke?– e pyeta e habitur
— Më duhet të bëj diçka.– mu përgjigj me një ton të fortë e të prerë duke nënkuptuar, që të mos e zgjasja më me pyetje të tjera.
— Ku të ka shkuar mendja të bëje një skemë krimi? Nuk më dha asnjë përgjigje.
.–Ai duhet vizituar– më tha nëna, nuk ka qenë kështu djali!
— Po pse nuk ndërhynë babai,t’i flasë si shok e si baba? Ai, ka diçka që e mundon në shpirt që bën kështu!
–Nuk di çtë them, –fliste nëna me një zë të mekur,mallëngjyes e të trembur.
–Ai se sheh dot babanë me sy.–Po kujt i ngjau moj nënë ky kështu? Babai është krejt tip tjetër!? — Nëna mblodhi supet e buzët dhe nuk foli.
— Simone, nëna ka nevojë për një fjalë të ëmbël,tia ngrohësh atë zemër të plasur ,që po ia pëlcet me ato veprime e fjalë të rënda.Mos harro se të kam vëlla dhe më vjen keq edhe për ty! Mos e hidhëro zemrën me mendime të ftohta,negative,se pavarësisht nga defektet njerëzore që kemi,na duan,e kjo është një pasuri e madhe,të kesh e të jesh në zemrën e dikujt! Mbush zemrën me dashuri e jo me egërsi e hakmarrje! – Ai më dëgjonte,nuk më kundërshtonte.
— Dëgjo Lea!Nuk më pëlqejnë gënjeshtrat e mashtrimet,në jetë më pëlqejnë sinqeriteti e rrespekti. Kur je adoleshent,mund të bësh gabime,por jo kur je bërë nënë. Kjo është një nënë që si duhet askujt.Ja e thash dhe këtë, se kështu e mendoj,– fliste e ngrinte duart duke bërë veprime të pakontrolluara.Nëna u lëshua e tëra në divan duke vendosur të dyja duart mbi kokë,u drodh e tëra.Pash nënën me atë fytyrë të zbehtë, ndërsa Simone filloi të buzëqesh.
— Mos u shqetëso për atë,ajo di të bëj ashtu skenash!,– e shtrinte dorën drejt nënës pa të voglin shqetësim e dhembshuri e me një ton fyes.Atë ditë kuptova se ,Simone nuk donte të hiqte qafe vetëm praninë e saj,por vetë ekzistencën e saj.
— Dëgjo, ti dhe unë nuk jemi krijesa morale,jemi të zotë të kryejmë veprime nga më të ndryshmet– vazhdonte Simone duke drejtuar gishtin tregues drejt nënës. — Ti nuk don të ndihesh imorale,por në fakt e tillë je,në thelb je po aq tradhëtare, sa dhe unë,shpirtin e ke aq të zi, sa dhe unë.
— Çështë ky moralitet që ti dhe qesh nën hundë? — i fola me habi.
— Po Lea,asaj do ia heq maskën tani.U krijua një heshtje që dhembte.Ai kishte vrarë gabimisht,me të padrejtë, me papjekurinë e paditurinë e tij,shpirtin e nënës time,duke luajtur me ndjenjat e saj.S’ kishte mbetur më as fjalë e as lot për tu derdhur.Gjithçka depërtonte aq ashpër e vrastare në shpirtin e saj,sa donte të braktiste qenien e saj.Shpirti i saj kishte vdekur para trupit të gjallë.Babai ishte i ftohtë në gjykim e veprim,por mjaftë i ndjeshëm ndaj padrejtësive. Ai më bënte të ndihesha krenarë ashtu si për mamin tim.E vetmja gjë që i bëri të ndyshojnë ,ishte lodhja nga dhimbja që u shkaktoi Simone.Ata nuk e meritonin atë dhimbje! Përvoja që kam përfituar në jetë është shuma e zhgënmimeve të mia,sa herë i kujtoj ,lotët më mbysin. Vendosa t’i drejtohesha nënës.
–Dëgjo nënë,mjaftë akuzuam Simonen,pa ktheu njëherë e heto brendinë tënde! Si qëndron puna nënë? Çjanë gjithë ato akuza që të bën Simone?Simone dëgjoi bisedën time me nënën dhe u afrua,
— Po Lea,së fundi po të them se nuk flas kot,kam fakte,e di që nuk më beson ,ndërkohë futi dorën në xhep, e nxori disa letra të shkruara me shkrim dore duke i fluturuar në ajër.
— Ja ku janë, merrini e lexojini,binduni!– iu drejtua nënës duke e pyetur:
— A ke njohur në jetën tënde ndonjë Simone tjetër veç meje,apo ndonjë me nofkën” Djalli”?– i foli me lot në sy, në kulmin e dëshpërimit.Nëna u bë si një kufomë,mbeti pa frymë.
–Po,–pohoi nëna pas një pauze,– por ta dini se kam hequr të zitë e ullirit me atë djall.Per më shumë pyet babanë tënd–i tha nëna.
— Cilin baba”,Djallin” ,atë biologjik, apo këtë burrin tënd të dytë? Më ke mohuar babanë tim, gjakun tim për të ruajtur maskën tënde. Por ai mori guximin e më shkroi këtë letër,më bëri të ditur se kush është nëna ime,kjo e përdala…dhe lotët si ujvarë tregonin zemrën e tij të thyer. Ishte martesë kundër dëshirës time ,Simon djali,dhe nuk është aspak e vërtetë ajo që the .Atë ditë ajo familje pësoi një tronditje të thellë,filluan të lëkundeshin themelet e asaj shtëpie.Gjithçka po shkonte përtej ndjeshmërisë njerëzore ,ritmi jetës së tyre u bë drithërues,më konfuz,më i stuhishëm,momente shpërthimesh në mënyrë të mistershme,e një vetshkatërrim shpirtëror, me çrregullime të arsyes,përkeqësim i logjikës me shpirtin.Hidheshin fjalë që logjika si pranonte,gjithçka po shkatërrohej në një thërrmim të ekzistencës të asaj familjeje.Arsyeja po flijohej në dobi të ligësisë.Çfarë nuk shkruhej në atë letër!…. Në fund thuhej se nëna jote është një prostitutë.
— Jo,kurrësesi atë fjalë se pranoj! — e kundërshtoi me forcë nëna.Babai theu heshtjen duke thënë :
— Baltosja në adres të nënës ka dalë nga ai maskarai ,,mashtruasi,degjeneruesi,nga ai që e detyroi të largohej prej tij ,me keqtrajtimin që i bënte,e ato fjalë u përhapën nga budallenjtë që e besuan verbërisht atë me nofkën “djalli” ,që këtë emër ia vunë vetë banorët e atij fshati e që ai e pranoi me kënaqësi se ishte i tillë e për këtë ishte i ndërgjegjshëm,e kështu injorantët besuan fjalët e djallit.Ai ishte gënjeshtar, mashtrues, hajdut, kumarxhi,parazit,hipokrit,pa dinjitet,pa karakter….Dëgjo Simone,një dhimbje që ndahet me dikë, është një dhimbje e përgjysmuar. Kur ishe i vogël, nuk dije të bëje diferencën mes të mirës dhe të keqes,mes realitetit dhe jorealitetit,pra ,nuk mund të ishe pjesë e vendimëmarrjes , për jetën tënde .Tashmë je rritur , kupton më mirë. Nëna jote të largoi nga ai që veç baba s’ mund të quhej ,një banor i përhershëm i burgut. Nëna jote kërkonte të mbronte të drejtat e tua,për të qenë i mbrojtur nga disa abuzime që ndodhin zakonisht në familje të tilla.Ti kishe nevojë për një model prindëror jo vetëm për këshilla por dhe për veprimet , jo për baba me dy standarte.Hajde shkojmë në polici, të fregojnë ata kush është bë ai yt. Simoni e kuptoi që ishte mashtruar nga djalli me atë letër, të gjitha ato cilësi negative që ka shkruar ai për nënën tënde ,i ka ai që kërkon të marri hak.Mendja më shkoi te ngjarja në park dhe te ngjarja që më tregoi ai përson për nënën,i tregova ç’ më kishte ndodhur,dëgjonte me habi..Simone kish humbur tashmë dashurinë dhe rrespektin për nënën duke ia thermuar atë shpirt të plagosur.Nëna ndërhynte herë pas here duke u shfajsuar para Simones.
–Nëna nuk doja të rriteshe me kokë ulur,me mjaftë komplekse,që do te shkaktonte babai yt,të ushqyem me dashuri, të shkolluam,u munduam të ishim një model i mirë për ty e motrën tënde.Nëna ndjehej e ekzaltuar që po thyente prangat e heshtjes,e po shprehte me zë të lartë,ato ndjenja që i kishte fshehur me vite në shpirtin e saj të vrarë.Ajo fliste dhe lotët i vibronin nën qerpik.
— Urrejtjen për të e shprehja me mimik,nuk shprehesha dot me fjalë,se ndryshe muret e bardhë do të spërkateshin me njolla gjaku.Gjeja strehë në gjirin e djalit tim, ndërsa ai në grykën e shishes.Largimi prej tij ishte shpëtimi im dhe i joti.
— Më fal nënë se të lëndova e të urreva dhe unë,e shikoja që e duroje dhimbjen, por se kuptoja që se meritoje atë dhimbjeDo t’ia rregulloj unë atij,–filloi të belbëzonte.
–Ai është tallur me nënën time e tani me mua.Unë e kam një plan të paracaktuar,por….
–Jo Simone,ato mendime, kanë zënë vend në vendin e gabuar,nxirri jashtë me forcë.Faleminderit që më kthjelluat e më ndriçuat mendjen!Po dhe unë jam një djall,një djall i vërtetë, pjellë e djallit jam. “Çfarë lind nga macja ,gjuan minj”.Edhe unë të njëjtën gjë bëra dhe shumë më keq madje. Nuk mund të ekzistojë më qenia ime mes jush.O Zot,më fut thellë e më thellë nën tokë!Ti nënë ke mbaltur në bark e ke rritur një djall.– Atëherë ndërhyra unë duke i thënë: ” Të kërkosh ndjesë, është një fuqi e brendshme që të shtynë drejt së mirës,drejt së duhurës”.
— Po nuk kam kurajon tju shoh në sy, sidomos ty Lea! fliste si i alarmuar Simone.
— Po koha e tregoi të vërtetën e madhe,por nuk e tregoi në kohën e duhur.
–Po moj motër, po këto gabime lahen me jetën time.Rrenjët e mia duhen prerë,janë helmuese,kanë helmin si burim ushqimi që të zhvillohen,trupi im ka gjak të helmuar.Fillova të përhumbesha në ato momente të tmerrshme të fëmijërisë,të përdhunimit. Mos vallë ai djalli është përdhunuesi im!?Përmasat trupore përkonin pikë më pikë me të djallit.Të lutem Lea mjaftë!
–Më kujtohet si sot ajo ditë e zymtë. Një zile telefoni po binte pa pushim.Policia jemi…Simone kishte vrarë djallin dhe më pas kishte varur veten me litar. Në xhep kishte një letër për familjen .
———————E di që do të tronditeni shumë me lajmin kur ta merrni,por jam i sigurt që,sapo ta lexoni,do tju lehtësohet dhimbja për mua.Jam pjella e djallit që i duhej prerë koka,se ndryshe kokat e tij do të të shtohen si këmbët e oktapodit.Kjo letër do ju trondisë deri në themelet e shtëpisë,por kjo është një e vërtetë e hidhur.Nuk mund të gjeja lumturi përmes mëkatit.Kam luftuar me ndërgjegjen time tërë këto vite.Në tëre qënien time lodronte padrejtësia dhe mëkati,e me këtë akt nxora ligësinë e vjetërsuar. Isha një adoleshent i marrë,që nuk veja dot fre ndjenjat e mia.Shkela mbi të drejtat e ndjenjave të Leas.Veprimi im ishte jashtë çdo limiti human, më kishin devijuar ndjenjat dhe me dhunë doja të realizoja dëshirën instiktive.Ishin instikte shtazore që nuk i frenova dot.
U bëra përdhunuesi i motrës time.
Më fal Lea!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s