Kalendari poetik: Dacia MARAINI / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Dacia MARAINI

Kalendari poetik: Dacia MARAINI

Sot mbush 81 vjeç Daçia Maraini, shkrimtare, poete, eseiste, dramaturge italiane, pjestare e grupimit që quhet “brezi i viteve tridhjetë”; është fituese e shumë çmimeve që jepen në Itali për veprat letrare. Ja një poezi e saj:

EJA VAMPIR

Natë erëmirë
dhe dritat fikur janë
ajri dridhet lehtë
eja, eja vampiri im
do të jemi fare vetëm në shtëpi
qafën do ta zbuloj
sytë do t’i mbyll kur të kafshosh
mishin e butë zbuluar
ulurimën do ta mbaj
kur dhëmbët pjerrtas t’i ngulësh
ja, mesnata erdhi
hapur është dritarja
hudhra nuk kam varur
as kryqe nëpër mure s’kam
as zemra të dlira të Jezuit
që mendjen të na mbrojnë
vetëm ti dhe unë, unë dhe ti
të shihemi sy më sy
me buzagaz bashkëfajtor, me mirësjellje
në atë ajër të ndenjur
me qafën e butë zgjatur
për dhëmbët e tu të dashur
eja, eja imi vampir
në natën e vakët erëmirë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s