Antologjia Poetike : “HORIZONT I KALTËR POEZIE” (Trirema e Poezisë Joniane – Edicioni XI) – Yorgos CHRONAS ( Greqi ) / Përkthu në shqip Dashamir Malo

HORIZONT I KALTËR POEZIE
 
Me poetë pjesëmarrës në takimin portik, “Trirema e Poezisë Joniane“, organizuar nga Klubi i Krijuesve Jonianë Sarandë. 29 shtator – 01 tetor 2017 Edicioni XI
 
 
Poezi nga Yorgos CHRONAS, Greqi
 
 
IDIL PËR AFËRDITËN
 
Sot shkova pranë shkëmbinjve,
atje ku gurët sodisin detin dhe pashë të gdhendur,
këtë frazë me fjalët magjike:
“Mikes Afërdita, për zemërgjerësinë e saj,
Marko Orbiu Pithaniqi.”
Dhe u ula në një kënd të mënjanuar dhe thashë:
Ç’të mirë më bëri mua Afërdita?
Erdhi ndonjëherë në portën time
me pamjen e një peshkatari,
një kallanxhiu, një punëtori, apo mjeshtri?
Apo kinse ma lau borxhin
me pasqyrën që më la motra ime
dhe mallrat që varen për reklamë në vitrina?
Ka ajo vend ende midis nesh?
Ka ajo një fytyrë, një fotografi në shtëpi?
Është hija e saj pleksur moleve?
E lag vallë shiu nëpër rrugë, në stacione?
Në ç’dyer kalon tani vallë?
Vallë vjen tek këto shoqet e mia,
me një mënyrë të një Afërdite pandemon?
Gjen këpucë me taka për këmbën e saj?
Hedh taftara në trup?
Dhe thashë: -Po ajo vjen me mënyrën e një burri
që e lë punën në mesnatë
dhe kthehet i vetëm në shtëpi.
Fiton përsëri “të drejtën e tij”,
duke më goditur mua.
Gazetat janë të mbushura me të tilla marrëzira.
Dhe thashë:
Po, Afërdita avitet e vetme nëpër dyert e burrave.
Njollos rrobat me vaj,
flokët i lyen me baltë dhe gëlqere
dhe në qafë var pranga.
Dhe pashë majtas, djathtas, për të qënë i sigurtë,
mos vinte ndonjë i panjohur.
Dhe arrita tek vendi që Bashkia e ka thurur
me kangjella të larta,
me shkrimin mbi gardh: Ndalohet gjuetia!
Dhe duke përdorur bojën,
nga ajo që përgatiti me blozë,
temjan dhe ujë të zier,
Marta jonë – më e urta nga të gjitha, shkrova:
“Mikes Afërdita, për dashakeqësinë e saj.
Stela, Fotinia, Varvara.”
 
 
 
Yorgos CHRONAS
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s