Antologjia Poetike : “Trirema e Poezisë Joniane” (Edicioni XI ) – Zef Skiro DI MAXHO ( Itali)

Trirema e Poezisë Joniane
 
Me poetë pjesëmarrës në takimin portik, “Trirema e Poezisë Joniane“, organizuar nga Klubi i Krijuesve Jonianë Sarandë. 29 shtator – 01 tetor 2017 Edicioni XI
 
 
Zef Skiro DI MAXHO, Itali
 
 
DO TË KISHIM LINDUR
 
Do të kishim lindur
në një kënd anonim të botës
pa rrënjë të thella si bari
që gjelbëron një stinë
gati t’ishim
– pa vuajtje traumatike –
shkulur.
Ndryshe lindëm këtu e kemi
rrënjë të thella si plepat
nga gjethet e argjenda,
që është e vështirë
thuajse e pamundshme
t’i heqësh nga toka
pa prerje.
E megjithatë e dimë
se edhe të shkulur
nga vizatimet në palcë të drurit
shihet
nga cila trevë vijmë
shihet
nga cila tokë e morëm ushqimin.
 
 
 
Zef Skiro DI MAXHO
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s