Në prag të Panairit të Librit “Tirana 2017”, Shtëpia Botuese “ADA” vjen me botimin e vëllimit poetik ” Kthim me diellin ” të autores Sonja Haxhia

Në prag të Panairit të Librit “Tirana 2017”,  Shtëpia Botuese “ADA” vjen me botimin e vëllimit poetik ” Kthim me diellin ” të autores Sonja Haxhia

Titulli: Kthim me diellin

Autore: Sonja Haxhia

Redaktor: Agron Shele
Recesent: Enertin Dheskali
Korrektore Letrare: Irina Hysi
Arti Grafik dhe Koperina: Aurora Ndreu
Seli Murati
Botimi i parë, 2017

Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati: 13.5x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Roland Lushi

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
www.botimetada.com

Cel: 068 22 190 16
Tiranë, nëntor 2017
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Haxhia, Sonja
Kthim me diellin : poezi / Sonja Haxhia ;
red.Agron Shele. – Tiranë : Ada, 2017
92 f. ; 13.5×20 cm.
ISBN 978-9928-244-52-9
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

Ngjyrimi i shpirtit artistik dhe hapësirat ndriçuese në poezinë e autores Sonja Haxhia

Pas vëllimeve poetike “ Ujëvarat e shpirtit” dhe “Gjithandej gri ” i cili ngjalli jo pak sensacion në aurolën letrare, autorja Sonja Haxhia vjen me një tjetër publikim, “Kthim me diellin” , i cili jo vetëm që e konsolidon si autore, por e perfomon dhe e paraqet para lexuesit shumë më intriguese në lidhje me gjetjet e befta dhe ndjesitë estetike që përcjell. Që në fillim të librit ndeshesh me ato kuptime dhe imazhe, të cilat kanë për zanafillë vetë larminë jetë dhe të sjellura përmes formave sugjestive e metafizike, ide përshkuese dhe vizione këto, krijohet ai shtrat poetik, i cili ka kufijtë e duhur kohorë, por ka dhe hapësirën ndriçuese të shtrirjes së mendimeve. Ajo që bie në sy dhe vlen të theksohet është bota e gjallë e plot ngjyra, e cila si ngjyrim i një shpirti të dlirë mbjell optimizëm, shpresë dhe besim, për një mjedis sa më të pranuar, human, të drejtë dhe shumë më njerëzor. Përvoja e jetës dhe njohja e mirë e kulturave më të mëdha ka bërë që autorja të shpalosë nga nëndija më e thellë ato principe dhe cilësi të virtytshme që kanë për bazë ndryshimin, zhvillimin dhe përsosjen e vazhdueshme të qenies, drejt psikologjisë arsye por dhe botëkuptimeve të reja filozofike. Leximi i poezive të shëtit në ato luadhe, ku muza përthyen vizionet dhe produkton vargje të bardhë, diku hijëzuar nga një re e përhimtë (si mjegull rrethuese), diku tjetër paskohës rendje e ringritur nga hiri ( rilindjen e një shpirti hirit të dashurisë), diku tjetër si në mistizëm (shenjë gjurmësh mbetur nga persishtja e lashtë) e kështu mes natyralizimit dhe simbolikës autorja prek me frymë kostelacionet më të larta të qiellit dhe shenjtëron magjinë fjalë.

 

Sonja Haxhia

Rrafshi poetik i sjellur kalon përmes katër planesh kryesore: atij nostalgjik, natyrshmëri kjo e vetë konceptit dhe përballjes me fonemën jetë, aspektit psikologjik e filozofik të jetës në tërësi, aspektit shoqëror si problematikë dhe fenomen dhe lirizmit, tematikë kjo e fundit që trajton ndjesinë njerëzore si forma më e lartë shpirtërore. Le të ndalemi në këto aspekte e të shikopjmë si kurbëzojnë përshfaqjet e tyre, si nënide dhe rrymë përshkuese e gjithë boshtit poetik.

“Oh, Padre Pio! Shenjtor i rrallë!!!
Shenjti im Nënë!!!”

Aspekti nostalgjik kalon përmes një shenjti, sepse e tillë është figura e nënës, shenjtore dhe përmendore që pushton çdo kështjellë shpirti, e cila mbetet përjetë në mendje dhe në zemër sikurse është, e dlirë, mbretëreshë e gjithë dashurive të kësaj bote, referusese dhe shembëlltyrë e gjithë rrugës tonë të ndjekur.

“Kalë i bardhë,
jele të mbetura erës së tokës”

Tek poezia “Kalë i bardhë” kemi simbolikën e gjithë psikolgisë dhe filozofisë jetë, pasi ai vjen si mishërim i asaj krenarie që na shoqëron në demarshin e shekujve luftra, por na çon dhe drejt qiejve kozmikë, ku engjëjt takojnë perënditë për të zbutur zemërimin e tyre, gjithashtu na çon dhe drejt ekzaltimit të jetës, dashurisë njerëzore të tërhequr fort pas madhështisë së jeleve të bardha.

“Unë e pashë dje atë fytyrë
e shoh dhe sot,
zbritur nga fushëbetejat e humbura,
si në mjegull,
ku veç shpirti
krahët e këputur,
gjymtyrët pa kokë
regëtijnë plagët e jetës!”

Sigurisht që autores nuk mund ti shpëtoje ana dramatike e jetës, ku njeriu humb shpresën, i vritet e nesërmja dhe ai pa kokë, regëtin si shpez i plagosur në të fundit jetë. Plagët shoqërore të një vendi, sikurse është varfëria, produktojnë kaos dhe ekstremitet të kufijve më të fundit, prandaj poetja nuk mund të qëndrojë indeferente, por me bisturi të hollë operon dhe sensibilizon shoqërinë për më shumë humanizëm, më shumë përkrahje dhe shumë më tepër angazhim ndaj këtij fenomeni, sa tronditës kaq dhe shpërfytyrues.

“Sa hijshëm shfaqesh
inkuizicionit tim të ndjenjave
e unë…
nëse të arrij një ditë
trupin mbi tela gjembash
do të ta gris
nudo
duke shqepur të linjtat
e lexuar tatuazhe misterioze
shenjë gjurmësh mbetur nga persishtja e lashtë
deshifruar lëkurës tënde
e gërmëzuar heshtur në gjak.”

Në këto vargje dashuria vjen me elokuencën e vargjeve përmes intimitetit inkuzicon simbolik, i cili deshifron kode dhe gjuhë gërmëzuar deri në gjak. Kaq e fortë është kjo ndjenjë sa që shenjat e gjurmëve mbeten në memorie e nën lëkurë dhe njeriu si fantazmë e ndjek atë verbërisht, për ta mbrojtur e përjetësuar në më të thellin shpirt.

Qëllimi i këtij kalimi të shpejtë përmes vargjeve të autores Sonja Haxhia është përnjohja e lexuesit me thellësinë e mendimeve dhe nocionet poetike, si shprehi e asaj bote emocionale dhe e atij shpirti poetik që di të grishë pareshtur, të lançojë të bukurën, të sjellë fluiditetin e muzës krijuese, si dhe të proklamojë universin e asaj bote artistike, që reflektohet pas gjuhës së imazheve dhe ideve filozofike për jetën.

Agron Shele, shkrimtar, poet

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s