Poezi nga Meteora Plaku

Poezi nga Meteora Plaku
 
 
Darsem
 
Un’ darsem kam yjet që pikojnë ne mue
Pikojnë ne mue e në rrashtën teme
Ani nji zjarr vjen prej mendimit tem
Mendim qi ka me shtegtue prej hapsine
Hapsin pas hapsinë, derisa ka me mbrri siluetën tande…
 
A e ke pa siluetën, si të trandet ernave
Pa guxue me i thane lamtumirë askurrkund, askurrkuj
A i ke pa yjet’ si valle hedhin
E n’valle qesin çdo shtojzovalle t’përndritun
 
Eja në darsem e lëri mënite
Se yjet e qiella martohen veë në hapsinat e shpirtit…
 
 
 
***
 
Klimt prekma aty ku duhet nostalgjinë
fluturo aty ku mundesh, sa t’mundesh Gustav
M’prek, m’prek n’kufinin mes tokës e ujit
toka t’çmendet zjarrmie ujnat t’tërbohen nxehtësie
Ujanë nëntoke, ujanë zjarrmie e trishtë
Detnat e mi e t’simotrave t’mija Gustav
Na puth të trijave, si puthen lulet prej flutrash n’ag
Na puth, na prek, pjalmi ynë muza jote i dashtun
Dashnia jonë klithma jote n’muzg
M’prekni motra, m’prekni n’kufinin mes ujnash
Toka përnen ulërin sa herë preken
Leshojnë afsh t’valë, si toka e përvelueme mbas shiut
Na prek, na prek der’ n’vdekje Klimt.
 
 
 
Monolog i burrit
 
Ah, me të pas ty Ajkunë!
Me të pas ty e me shëtit tan vendet,
ku dikur shëtitnim të xanë dorë për dore…
 
Mbramja iku Ajkunë
Unë bie në trishtim e bie, e bie
Ah, si me të pas Ajkunë, si me të pas
Ai diell do shndrit shumë e do nxeh shumë…
 
Oj Ajkuna jeme, Ajkunë!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s