Poezi nga Qazim Berisha

Poezi nga Qazim Berisha
 
 
VARGU IM I PATHËNË
 
Ti je ai që më zgjon nga gjumi
Troket pa më pyetur në kokën time
Drithërimet vinë në trupin zjarr
Nuk mund të ndahem prej teje,
si një udhëtar në rrugën e gjatë..
 
Ti je mbreti i kësaj bote,
që qorton e zërin ngritë
Ti shpesh bëhesh tufë lulesh,
që mëngjeset e hershme parfumos.
 
Me ty edhe Naimi edhe Fishta
mëngjeset i kanë nis
Me ty bota më duket shumë e vogël
vargu im që më fle në shpirt.
 
Me ty udhëtoj çdo natë çdo ditë
Futem në mes maleve fushash djerrinë
Kthehem në breg të lumit të kulluar
Të vargoj ty vargu im i pathënë.
 
 
 
MALLI I GJYSHIT
 
…mbrëmë
në tryezë
seç më piku loti
a të vazhdoj të ha
apo ta lë
nga mallëngjimi
për një zemër
të madhe
që aq bukur
e kishte pikturuar
mbesa ime
në letër
 
mërgimi
na shkakton lot
e shumë mall
për nipër
dhe mbesa
qe po rritën
pa prehërin e gjyshit
që është veç mall.
 
 
 
MOS M’I VRANI PËLLUMBAT
( Kushtuar studentit Astrit Dehari )
 
Ka nisur një rrebesh shiu
Shtigjet po mbyllen
Lumëbardhi lëshon gjëmë
Sërish po hapen plagët
Një dorë e zezë hijene
Po mbytë zërin rinor.
Po ia firon pëllumbat
Kalaja nuk mund t’i durojë
Plagët që po i hapen
Mu në zemër, mu në shpirt
Medet, po kthehen
Njerëzit e shitur
Aty ku ishin edhe dje.
Sot një pëllumb të bardhë
Në çark e paskan vënë
Ishte me sy nga dielli
Ia vranë blerimin e syve
Dhe hapi iu ndal.
Mos m’i vrani pëllumbat e bardhë
Mos e mugëtoni qiellin e zogjve
Mos i shtoni plagë atdheut
Ju fantazma të nëntokës
Ju farë satani.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s